Kalendari poetik: Leo Buscaglia (31 mars 1924 -12 qershor 1998) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Leo BUSCAGLIA

Kalendari poetik: Leo Buscaglia (31 mars 1924 -12 qershor 1998)

Vdiq 20 vite më parë, Leo Buscaglia, shkrimtar amerikan lindur në Los Anxheles në një familje mërgimtarësh italianë nga Aosta. Profesor në University of Southern California, ka qënë votuar prej studentëve si profesori më popullor. Fitues i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve, brenda dhe jashtë vendit. Vdiq papritmas nga një goditje në zemër, më 12 qershor 1998. Ja një shqipërim prej tij:

AI QË RREZIKON, ËSHTË VËRTET I LIRË

Po qeshe, rrezik
të marrin për të çmendur;
lotove, rrezik
të marrin për qaraman;
po pate marëdhënie me dikë
rrezik të ngecesh brenda keq;
po çfaqe ndjenjat e tua
rrezik të çfaqesh
cili je vërtet;
po rrëfeve mendimet
dhe ëndrrat që ke
rrezik të marrin
për të papjekur.
Po dashurove, rrezik
të mos gjesh dashuri;
Në je gjallë, ka rrezik të vdesësh;
shpresove, rrezik
të dëshpërohesh
dhe në u përpjeksh, ka rrezik
të dështosh.

Por duhet marrë në sy rreziku,
sepse rreziku më i madh në jetë
është të mos rrezikosh asnjëherë.
Ai që në asgjë nuk rrezikon,
asgjë është dhe asgjë mbetet.
Mund të shmangë vuajtjen
dhe ankthin,
por s’mund të mësojë
ndjenjën,
ndryshimin, ecjen përpara,
dashurinë dhe jetën.

Lidhur me pasiguritë e tij,
skllav mbetet.
Nga liria heq dorë.
Sepse veç ai që rrezikon,
i lirë është, vërtet.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s