Poezi nga Marjola Saliu

Poezi nga Marjola Saliu
 
 
***
 
Më duaj edhe kur mos të të dua,
më puth kur më shume të t’urrej.
zhvishi ti gjithë frikërat tek mua
më duaj që veten të rigjej.
 
Më ndiq edhe kur të largohem,
qesh ti dhe kur me ngashërim të qaj.
Më shih, nga sytë e tu do zgjohem,
dashuri, veç dashuri do t’ jem pastaj…
 
 
 
***
 
Ka ca momente në jetë
kur shpirti supet dredh me ngashërim,
kur loti nuk është lot, por det
e dielli s’ është më diell, por harrim.
 
Ka ca momente që kur vijnë
ta vjedhin gjithë dritën prej sysh,
nata pamëshirshëm zemrën thinj
e shpirti, i lodhur, ndahet më dysh.
 
Mijëra lëkura mundohem të vesh
ndoshta kështu zemra më s’do dridhet,
po nata jashtë dritares fytyrën ngrys
ka ca netë në jetë, që askush s’ ti fshin .
 
 
 
***
 
Kam nevojë ndonjëherë të rri me veten
edhe biseda të gjata me të të nis,
për gjithë herët që gënjeshtrat i mora për të vërteta
mijëra faqet që shkrova për to, ti gris.
 
Të ulem këmbëkryq me veten ndonjëherë kam nevojë
e ta shoh në sy, edhe pakëz ta përkëdhel
Të gjitha plagët zemrës t’ja numëroj
e t’ja shkul, po munda, thikat që i ngulen thellë.
 
Kam nevojë ndonjëherë me veten të flas
t’ja shpluhuros dëshirat e ndrydhura
Ta shkund prej supesh, në vesh ti ulëras
t’ ja hap Diellit, gjithë dritaret e mbyllura!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s