Fragment (7-8) / Një jetë në udhëkryq – Lela Kokona Dardha

Një jetë në udhëkryq

Në lokalin ku punonte Kosta si kamarier, kishin shkuar një grup të rinjsh nga jugu Greqisë, si një tufë zogjsh kalimtarë të cilët kishin zbritur për të pushuar në brigjet e detit, në qytetin e Selanikut ,atje ku banonte dhe vetë Kosta.Ishte ora më e ëmbël e ditës.Dita i kishte shuar zjarret e saj përvëluese dhe vesa e freskët kishte rënë mbi rrafshinën gulçuese dhe majat e përvëluara.Aty ku dielli kishte perënduar qetësisht i çliruar nga madhështia e reve.Lindja të magjepste me blunë e bukur të thellë. Hëna dukej si një yll i vetmuar prapa horizontit .Një aromë e mirënjohur puro u përhap nga një dritare ku kishin qëndruar të rinjtë.Ishin ulur në një cep ku të zinte syri plotë pemë dhe lule. Dukej një mur që ndante nga oborri njërën anë, ndërsa në tjetrën, një kënd lojrash për fëmijë.Në fund një shëtitore gjarpëruese e rrethuar me dafina, e cila mbaronte me një plep të egër pothuaj gjigand. Vesa binte ëmbëlsisht. Po afronte muzgu, ndërsa heshtja mbretëronte. Duke ndjekur me sy përgjatë luleve të atij kopshti antik, Kosta vuri re një vajzë e cila po admironte vesën mbi petalet e luleve e joshur tashmë nga drita që hëna e porsalindur hidhte mbi atë vend të hapur.Kosta, ndali shikimin jo nga ndonjë zhurmë apo pamje, por nga një aromë paralajmëruese. Diku, jo larg atij lokali dëgjohej ëmbël ligjërimi i një bilbili dhe një aromë e këndshme ndryshe nga ajo e luleve e cila sa vinte e shtohej. Ajo aromë vinte nga tymi i puros që nxirte një zonjushë bukuroshe e cila po e shijonte për herë të parë duke shuar një kuriozitet. Ndërsa qëndronte në këmbë duke pritur të sistemoheshin, Kosta dëgjoi atë vajzën bukuroshe që sapo kishte hedhur tej puron dhe ju afrua tryezës, e qeshur plotë humor e cila po i thoshte shoqes së saj,:
– Sa i bukur qenka ky kamarieri! Ai nuk reagoi,si në krye të detyrës që ishte.Pasi u rehatuan,mori porositë secili sipas preferencave të tyre. I erdhi radha vajzës bukuroshe :
– Po ju zonjushë, çfarë preferoni të merni?- Ajo e vështroi Kostën në sy për pak çaste dhe së fundi i tha:
– Një verë e shkëlqyer ndriska mbi qytetin tuaj.Vendi juaj i rrethuar me det i dhurohet dhe një qiell kaq i kthjellët me një diell rrezatues i cili ka reflektuar këndshëm dhe tek ju djalosh.- Kosta buzëqeshi duke i thënë se mbrëmjet atje ishin të këndshme.
– Po, dhe ky kopësht antik po aq tërheqës.Ndaj shëtita pak për të parë lulet shumëngjyrëshe duke nuhatur ato aromëplote e duke admiruar piklat e vesës mbi petalet e tyre.Ju sigurisht keni sy për bukuritë natyrore dhe jeni i aftë të krijoni lidhje me natyrën ,duhet të ndiheni dhe më shumë i lidhur.Të jetë një strehëz e këndshme për ty..
– Po, vërtet jam i lidhur me natyrën ,aroma e saj më shoqëron kudo jam.- Ai ngutej të merrte porositë.
– Atëherë,nuk më thatë se çfarë deshët zonjushë?-e pyeti sërish me druajtje.
– ” Të dua ty”! Kaq! -Ai shtangu duke mos e pritur këtë përgjigje, ndjeu një arratisje të zemrës si çdo i ri. Së fundi ju përgjigj, -mirë, por do të presësh pak të mbaroj punën ,- foli i skuqur i tëri me një buzëqeshje ! Fjalët e saj ishin goditëse gati po e gjunjëzonin.
– ” Ok!.”.-u përgjigj ajo duke ngritur lart gishtin e madh të dorës së djathtë.-Në një natë kaq të bukur është mëkat të rrish vetëm duke ndjerë monotoninë, vetminë,e sigurisht që askush nuk dëshiron të shkoj në shtrat kur dielli në perëndim puqet me hënën që lind.Mos gabo të thuash jo duke nxjerr ndonjë pretekst bindës për të dalë nga ndonjë siklet i mundshëm duke me dhënë një përgjigje të pavetëdijshme.- Si quhesh ? E pyeti ajo gjithë interesim e kuriozitet.
,- Kosta,- u përgjigj nxitimthi, si i zënë ngushtë.
– Ndërsa unë quhem Rina.- u prezantua ajo.
– Ndërkohë unë do të zë një strehëz të këndshme dhe sapo të dëgjoj zërin tuaj do të jem gati për orën e prehjes. – foli ajo gjithë kënaqësi. – Ai u kthye për te banaku duke ecur me hap të ngadaltë për të gjetur ndonjë mënyrë për t’u çliruar ku në pamje të jashtme dukej aq i përmbajtur dhe serioz.Sa turp i erdhi që u hutua aq shumë nga oferta që i bëri bukuroshja!Tashmë mendja e tij ishte e pavetëdijshme dhe aspak e qetë.
Pasi u larguan të gjithë, ajo mbajti premtimin . Nuk e ndjenin flladin që frynte lehtë, duke bërë gjethet e gjelbra të luanin me to.Sa do donte ato momente të futej në thellësinë e pyllit e të dukej i vogël, pikë vese, ku ta shoqëronte vetëm heshtja.
– Kosta,unë e hodha hapin e parë haptas,e hodha lakun e shenjtë në qafën tuaj duke dashur të hyjë në zemër, të të pushtojë në gjirin tim . Je një krijesë e jashtëzakonshme bukurosh!
– Ndërsa ti – ju përgjigj Kosta, – më dukeshh si një flutur që ka qëndruar në dorën time ,teksa po shtrëngoj dorën mos t’më fluturosh me flatrat e tua që rrezatojnë energji.Preku flokët e saj duke i vënë mbi supe dhe e mbështolli me krahët e tij.I vështronte sytë që i ngjanin thellësisë së detit.-Po,ju ishit e para me atë pjekurinë tuaj që e respektoj,me maturinë dhe përulësinë dhe tani a do të më drejtosh në veprimet e mia?- Nuk po arrinte të kontrollonte zërin.Gishtat i rrëshqitën te buzët ,aty gjeti prehje,u çelën portat e adhurimit për të dy. I përkëdheli gushën. Ndjente drithmat e zemrës që rrihte si e harbuar.
– Qetësohu Kosta,mos u përpëlit kështu si një zog i trembur që duan t’a zënë në çark.Ti je një qenie njerëzore e lirë,me vullnet të pavarur që si duket po ushtrohesh tani për të fluturuar.
– Po ti mendon se jam robot ,pa ndjenja?- shtoi dhe e mbështolli me krahët e tij.E afroi pranë gjoksit të tij dhe ngjeshi buzët e tij pas buzëve të saj.- Kështu thua ti? – foli duke qeshur.- Po a thua se më do vërtetë?Mos vallë e quan lojë këtë veprim?Unë nuk jam zog që mund të më bësh të bie në çark.Dua që ju të jeni shoqja dhe mikja ime.
– Unë po ju ofroj zemrën, pasurinë time më të çmuar Kosta.Ishte zëri i bilbilit zëri i vetëm që i shoqëronte e ndjente intimitetin e tyre.
Ishte hera e parë që arriti të zbërthente rreçipetat me një lëvizje të vetme dhe të natyrshme të dorës.I ngjasonte vetja si një eksplorues i hapsirës së pazbuluar.Mori puthjen e parë dhe ëmbëlsinë e saj të cilën e kishte imagjinuar të magjishme.Ajo tashmë ishte e dashura e tij,të cilën filloi t’a adhuronte. Nuk i përkiste kategorisë së disa djemve që kënaqen me egoizmin e tyre duke e paraqitur si një ndjeshmëri të rreme. Nuk donte t’a shëmtonte ëndrrën e tij të bukur të dashurisë.Ëndrrat i ishin rrënjosura në shpirt.Tashmë kishte ardhur koha për t’u larguar. Kur miqtë janë gati për t’u ndarë, u pëlqen t’a kalojnë atë pak kohë që u mbetet më shumë pranë njëri-tjetrit.Ajo donte të qëndronte derisa yjet të nisnin të ndriçonin . E tërhoqi Kostën të uleshin në një stol të cilit i kishte dalë ngjyra fare nga shirat e shumtë vjeshtak.
-Eja ulemi këtu, ndonëse nuk do të ulemi më së bashku. -Kosta u shpreh se i vinte keq që do të largohej kaq larg ndërsa ndihej se e kishte aq afër atë mike,por nuk kishte sesi mund të bënte ndryshe edhe se i jepte kënaqësi ajo ndjesi të qenurit i afërt më atë.Zemrën e kishte të heshtur.I dukej se diçka e kishte lidhur pazgjidhshmërisht me atë vajzë.E ndjente se ajo do t’a harronte shpejt .
– Po të shpreh një dëshirë të rrëmbyer ndoshta për ty,- ju drejtua Kosta.- Më mirë të mos kisha takuar kurrë se nuk di si do t’ju lejojë të largoheni nga unë,- dhe një furi emocionesh e trazuan brendinë e tij.Përpiqej t’a pushtonte të gjithë e të shpallte të drejtën se ishte vetëm e tija. Sigurisht dhe atë e merrte tmerri dhe po vuante shpirtërisht kur mendonte se duhej të ndahej patjetër por jo përgjithmonë.Ishte përvoja e tij e parë e paharrueshme. Ajo natë mbeti në histori si ëndërr e përgjumur mëngjesore e cila rëndonte në zemrën e tij.Deri në atë kohë kishte pasur frikë të ndiqte ëndrrat e tij. Ajo si me magji u bë pronare e shpirtit tij.

 

Lela Kokona Dardha

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s