Kalendari poetik: William Butler Yeats ‘1865-1939) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

William Butler YEATS

Kalendari poetik: William Butler Yeats ‘1865-1939)

Poet, dramaturg, shkrimtar dhe mistik irlandez; në vitet ’20 qe dhe senator i Shtetit Të Lirë të Irlandës. U lind më 13 qershor 1865, babai i tij, John Butler Yeats, ishte piktor. Poezitë e para i shkroi në vitin 1885; në atë kohë, poezia e tij qe mbushur me mitet dhe folklorin irlandez dhe qe nën ndikimin e poetit tjetër irlandez, Percy Bysshe Shelley, ndikim që vazhdoi gjithë jetën e tij. Në vitin 1923 fitoi çmimin Nobel me këtë motivacion: “Për poezinë e tij, gjithnjë të frymëzuar, që me trajtë të lartë artistike i dha shprehje shpirtit të gjithë kombit të tij.” Ja përzgjedhja ime sot:

NË SHELGJISHTË 

Andej poshtë, në shelgjishtë, të dashurën takova;
E gjeta tek shëtiste me këmbët bardhë si bora.

Merre dashurinë, tha, si gjethet ndër pemët rriten;
Por unë i ri dhe budalla, nuk desha t’i bindem.

Poshtë, në breg të lumit, me të dashurën qëndrova,
Në supin tim mbështeti dorën e bardhë si bora.

Jetën merre si vjen, tha, ja, si rritet bari në maj;
Por unë i ri dhe budalla, ndaj tani rri po qaj.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s