Kalendari poetik: Fernando Pessoa (1888-1935) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Fernando PESSOA

Kalendari poetik: Fernando Pessoa (1888-1935)

Fernando António Nogueira Pessoa, poet, shkrimtar, aforist portugez u lind 130 vite më parë, më 13 qershor 1888. Kritiku letrar Harold Bloom i cilëson Pessoan dhe Nerudën si poetët më përfaqësues të shek. XX. Meqë jetoi pjesën më të madhe të rinisë në Afrikën e jugut njohu anglishten, gjuhë nga e cila përktheu autorë të mëdhej në gjuhën portugeze. Wikipedia ka material të bollshëm për artistin e madh, kështu që po kaloj menjëherë te njëri prej shqipërimeve të shumta (60) që kam prej këtij autori:

POEZIA 

Gdhendur kam në mend një poezi
që shpreh më së miri shpirtin tim.

Si tingull, si erë, ndjej që endet,
fare kthjellët e shoh që po gdhendet.

Strofa nuk ka, as fjalë, as varg
dhe as si ëndërr s’është, aspak.

Thjesht një ndjenjë, e papërcaktuar,
brymë e lumtur, mendimit qarkuar.

Dit’e natë fshehtaz e mendoj,
ta lexoj rrekem, ta rrokëzoj.

Fjal’ e saktë pezull rri tek unë
në përsosmërinë e saj të mugët.

E di që s’do ta shkruaj kurrë
dhe ç’është kjo nuk e di as unë.

Ta ëndërroj më jep kënaqësi,
sado e rreme, është lumturi.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s