Shtëpia Botuese “Adonis” publikon vëllimin poetik “uji që është ujë” të autores Lida Lazaj

Shtëpia Botuese “Adonis” publikon vëllimin poetik “uji që është ujë” të autores Lida Lazaj

 

Titulli: uji që është ujë

Autore: Lida Lazaj

Redaktor: Iliriana Sulkuqi

Botues: Aqif Hysa

Të gjitha të drejtat të autores

 

Autorja: Lida Lazaj

Advertisements

One thought on “Shtëpia Botuese “Adonis” publikon vëllimin poetik “uji që është ujë” të autores Lida Lazaj

  1. Përse “Uji, që është ujë”

    “Në këtë libër janë pluskime mendimesh, që kushedi ku e kanë zanafillën. Ndoshta janë vazhdimi i mendimit të tim eti, e ai vetë ndoshta vazhdonte mendimin, që kish lënë përgjysmë ati i tij.
    Kur e kur më ngjan sikur e njëjta rrjedhë uji, që ka përshkuar librat e mëparshëm vazhdon, por më e plotë, kur e kur më e shtruar, kur e kur më gurgulluese, ndonjëherë edhe vërshon e rebelohet, por asnjëherë nuk del nga shtrati.
    Secila poezi është shtjelluar në kokën time ditë e netë, është shtrirë në mijra fije mendimesh, në fjalë e fjalë pafund deri sa ka pluskuar në formë poezie, siç pluskon një sy i qashtër burimi uji në një fushë të blertë. Janë mendime, që nuk fillojnë te gërma e parë dhe as mbarojnë te gërma e fundit.
    “Uji, që është ujë, e gjen vetë rrjedhën”, thoshte im atë. Dhe pastaj shtonte “pas dhjetë minutash, uji s`ka shpirt”. Ndërsa vrapoja t`ja çoja të gjallë, përfytyroja si shtrydhej dheu, e pikë pas pike bëhej rrjedhë, deri sa dilte me gurgullima në sipërfaqe. Mandej pija dhe unë të njëjtin ujë të gjallë, që pinte babai dhe bashkë me ujin dhe fjalët e tij të urta, kur më fliste sikur të isha moshatari i tij, mua, që isha pak më e madhe se kopsa e këmishës së tij.
    Ja kushtoj këtë libër Atit, që është shpirti i shpirtit tim, fëmijëve dhe fëmijëve të fëmijëve, që janë vazhdimi im.
    Falenderoj bashkëshortin dhe miqtë e shumtë, që më inkurajuan dhe më nxitën për të botuar këtë përmbledhje me poezi.
    Mirënjohje pafund botuesit, Aqif Hysa, që vlerësoi dhe mori përsipër të realizoje këtë libër me të gjitha parametrat e botimeve, që konkurojnë në tregun e librit sot.
    Falenderim, mirënjohje e respekte pafund mikes sime Iliriana Sulkuqi, për redaktimin dhe korrektimin.
    Shpresoj, që krijimtaria ime, të lërë shenja të veçanta e të freskëta, si uji në gjallimin dhjetëminutësh.

    Lida Lazaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s