ECI ZBATHUR / Poezi nga Mark Simoni

Poezi nga Mark Simoni

 

ECI ZBATHUR

Kam ardhur nga të gjithë kontinentet që të takoj ty Neruda,
Vij me portokallin e zërit të ëmbël të Garsia Lorkës në xhep,
Me të puthurën e ndezur të të dashurës në buzë,
Me 52 stinët e mungesës tënde, 
Dhe të kërkoj ty këtë natë kiliane,
(Netë, që si vajza të trembura flenë në stacionet e braktisur të mesnatës,
Duke pritur në ankth trenin e parë dhe rrebel të mëngjesit).

Rrugëve shoh mijra njerëz të vrarë,
Që kanë rënë përmbys dhe përqafojnë tokën.

Eci këmbëzbathur, nën qiellin që e kanë shpuar yjet e kuq,
Eci,
Të kërkoj nën strehët e thjeshta të Ikikesë tënde të dashur,
(dhe plakat, që era ua shpupurit flokët deri në qiell, më përqafopjnë me dhimbje),
Dhe më thonë se -Tani sapo dole, madje shiko se mos është tek ajo porta tjetër.

Eci.
Të kërkoj,
Dhe dyert hapen njëra pas tjetrës nga dashuria për ty,
Por ti edhe je, edhe sje aty.

Atëherë vrapoj përbrij lumenjëve nervozë të Temukos,
Dhe në brigje dalloj se ti sapo ike prej aty.

Vrapoj zbathur nën retë e vjeshtës.
Në supe më varen hardhitë e vreshtave të Paraljesë,
Kokrrat e bistakëve nuk kanë dot lëng
Se nuk janë prekur nga gishtërinjtë e tua,
Hardhitë zgjaten si krahë që të thonë “Mos ik”

Shtegtoj përsëri.
Rrugët e Santiagos, (duke parë sahatin), më thonë se ti ishe para pak minutash aty.
Njerëzit më dallojnë në sy se të kërkoj ty,
Dhe më këndojnë gjithë mall vargje nga simfonia tronditëse e druvarëve.

Aty ku ka qenë busti i Ramon Parrasit,
(tashmë unë jam bërë në një moshë me të),
Aty pra ku janë rrënojat e bustit,
Ushtarët e vrenjtur shesin fashikuj nga libri gjeografik I Pinoçetit,
Ndërsa unë gjithë ngazëllim e kastërgjim
tund para syve të tyre librin tënd dhe zërin tënd.
Dhe befas miliona njerëz zgjasin krahët drejt simfonisë së zërit tënd,
Zgjasin nga nëntoka fytet e tyre që s’këndojnë dot më,
Fytet e tharë për një varg,
Zgjasin karpet, metakarpet, falangjet,
Dhe ky pyll i pafund të këndon ty Neruda.
Dhe unë e kuptoj se ti
S’ke ikur dhe as ke për të ikur kurrë nga kjo botë.

(Këtë poezi e botova në revistën “Nëntori” kur qeshë student, por nuk e përfshiva në librin tim me poezi “Bujtinë e çmendur”. Publikohet për herë të pare që atëherë. Së shpejti kjo poezi do të jetë në librin tim të ri poetik)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s