Në ardhsh / Poezi nga Dhimitrula Lapi

Poezi nga Dhimitrula Lapi
 
 
Në ardhsh
 
Në ardhsh në dimër, mos eja më mirë
mos eja re e zezë, qiell fytyrënxirë.
Në je zemërim, tufan që dhëmbët skërmit
qëndro larg, larg kudo qoftë, buzëpaqeshur!
 
Në ardhsh në pranverë, mos eja më mirë
mos eja fllad i lehtë, endacak e kalimtar.
Në je puhizë shakatore, ik, me dëshirë
nuk dua jerm të pakët ëndërrimtar.
 
Në ardhsh në verë, mos eja më mirë
mos eja i nxehtë ngushtues, zemërshpues.
Në je ëndërr vere që ditën e mbyt,
qëndro larg, larg pas diellit rrezatues.
 
Në ardhsh në vjeshtë, mendohu mirë!
Eja ngjyrëartë, aromëplotë, gaz i qelibartë.
Në je frymtar, shpirtdehës, eja me dëshirë
të pres, të pres, pas mjegullës, ty ankth i paqtë!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s