TI JE KUDO / Poezi nga Kujtim Hajdari

Poezi nga Kujtim Hajdari

 

TI JE KUDO

Nuk di, a e ndjekim dot kohën,
apo koha na tërheq në rrjedhen e saj pa zë?
Ikën dy vjet nga dita e ndjerë,
Dy vjet, kaq shpejt, që ti s’je më.
Kështu thonë,
por njerëzit gabojnë,
S’është aspak e vertetë.

Unë të ndjej kudo:
Të ndjej nëpër shtëpi, në ballkon,
Të ndjej jashtë në kopësht, në oborr.
Ndjej hapat e tua,
qe hipin e zbresin dhimbjen nëpër shkallë,
Frymëmarrjen e rëndë,
me peshën e sëmundjes, që të mundon,
Ndjej zërin tënd që të përzjehet,
Me tingyjt e bukur të mëngjesit,
Këta tinguj që njerëzit zgjojnë,
E nisin këngën e jetës.

Të shoh mes pemëve,
Kur bisedon me fluturat shumëngjyrëshe:
Zërin e dobët kur s’ta dëgjojnë
Të afrohen te veshi.
Duket sikur do të vënë një palë vëthë,
Një palë vëthë prej lule pjeshke,
Dhe ti i josh me qetësine tënde,
Dhe me buzëqeshjen tënde i ngroh,
siç bën me to një rreze dielli.
Pse thonë “s’je më?”

Nuk është e vertetë.
Poshtë, në oborr,
dëgjoj cicërimat e ëmbla të nipojve.
Ata thërresin “gjyshe!” dhe ti qesh,
Qesh e luan me ta në barin e njomë,
Nën hijen e fikut.
E në malin e ëndërrave që thurni,
Stina çel lulet e saja.
Unë dal në ballkon e vë buzë në gaz,
Ti ma bën me dorë: “hajde, hajde, – më thua,
zbrit poshtë, nuk shikon sa bukur.”

Njerëzit gabojnë,
Nuk është e vertetë,
Pse thonë “s’je më,” pse thonë?
Nëpër shtëpi dëgjoj zërin tënd të butë e të ëmbël,
Ai më vë në gjumë çdo natë e agimeve më zgjon,
Buzëqeshja jote dhe ata sy bojëqielli,
M’i hapin mëngjeset dhe dimër të jetë,
Dhe mua ditët më duken të bardha,
Nën dritën e syve të tu.

Pse thonë “s’je më?”
A nuk vadit lulet çdo mëngjes?
Unë të shoh si të lajnë me dritë,
Me dritën e tyre në faqe e në gushë,
Lagur me vesë.
A nuk je ti
që kaçurrelat biond t’i lidhin me dredhkat e tyre,
E me hardhinë larushkë?
Petalet si në përralla plot ngjyra të mbulojnë,
E unë të ngatërroj me ciganet e bukura,
që rrugës këndojnë.
“ Ej…, jam unë.” Zëri yt nga përhumbja më zgjon.

Gabojnë
Ne përditë jemi bashkë si përherë.
Edhe pse, në një pllakë të ftohtë mermeri ,
të kanë shkruar emrin, ç’do të thotë?
Si mund të mbyllet jeta e një njeriu në dy metër vend?
Unë të ndjej që më flet e frymon në çdo kënd,
Unë e di që më sheh, se të shoh,
E ndjej që nuk je në dy metër vend,
Je në gjysmën e mbetur
Je në botën e madhe kudo.
Koha le të shkojë, nuk ka për të tretur.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s