Adem Zaplluzha: VETERANI KOSOVAR I 170 VËLLIMEVE POETIKE / Nga: Baki Ymeri

Adem Zaplluzha

VETERANI KOSOVAR I 170 VËLLIMEVE POETIKE

Thjeshtësia dhe natyralizmi janë shumë herë veshja e vetme e një mendimi të thellë që mbetet brez pas brezi. Kjo konsideratë e Mitrush Kutelit i përshtatet sot poetit të shquar kosovar, Adem Zaplluzha, autor i 170 vëllimeve poetike. Stili i tij është i thjeshtë dhe i kuptueshëm. Në vargjet e tij të frymëzuara, nuk mungon imagjinata, krahasimi, metaforat dhe figurat tjera stilistike. Inkorporimi i tij në botën tonë letrare ka merita të veçanta, sepse ai nuk e përsërit kurrë të njëjtin mendim, të njëjtin varg, të njëjtën ide. Për lirikën e tij kanë shkruar një varg poetësh dhe eseistësh të shquar.
Adem Zaplluzha është zëdhënës i ndjesive të krijimit personal që kaplon përmasa universale. Aftësia e tij për të pajisur spektrin tonë letrar me një numër të madh vëllimesh poetike dëshmon se autori ka njohuri të thella për botën, kulturën dhe artin. Sipas kritikës letrare, poeti ka “pasqyruar dhe argumentuar vlerat e veçanta ku përshkruhet fryma e modernitetit të ideve filozofike, kurse në qendër të shqetësimeve të tij është revolta, kundruall një realiteti të hidhur, me kuptim, që qenia njerëzore t’i ikë karakterit negativ, dhe të prezantojë ato vlera që shquhen për vizionin e tij të një bote të dëlirë.”
Kosmogonia lirike e Adem Zaplluzhës, sipas vëllimit “I shëmbëllente pluhurit kozmik”, është një botë e pasur me ide dhe simbole. Vepra e tij është një fushë e gjerë kulturore që ka teori dhe mite vetjake lidhur me origjinën e universit apo me lindjen e botës. Çdo origjinë është e shenjtë, sidomos origjina absolute, sistemi stelar (yjor), koha, nevoja e ekzistencës, bota magjike dhe krijimi i botës.
Asnjërës nga veprat e tij nuk i mungojnë idetë dhe e vërteta. Lirika kosmogonike e autorit na informon për njeriun dhe mënyrën e tij për të kuptuar paraqitjen e qenjes dhe jetës. Jo më kotë është theksuar se “vepra e tij është e veçantë dhe emblematike që i ofron lexuesit një spektakël të botës metafizike, duke i nxjerrë në pah shumë mendime refleksive, mbi nektarin e fjalës së bukur artistike dhe melankolinë e shpirtit tij që udhëton krenar duke i skalitur e thurur tinguj muzikal të poezisë lirike, që me afshin e shpirtit dhe gurgullimat e zemrës së tij të zhuritur për dashuri dhe atdhedashuri.”
Atdhedashuria e poetit dëshmohet me punë, me përpjekje titanike për të njohur e lexuar krijuesit tanë, me aftësinë për të krijuar vlera të mirëfillta letrare, që nga vëllimi i tij i parë (“Puthje”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1974), e deri te ky i fundit (“Diku në zbrazëti të ndërgjegjes”), që nuk do jetë i fundit sepse do shkruajë e botojë edhe përmbledhje të reja lirike me vlera të larta letrare, patriotike, filozofike, meditative, sociale, erotike dhe kosmogonike. Mbresëdhënës gjatë leximit të veprave të tij, është diskursi i brendshëm i soimboleve, një dukuri e natyrshme e diktuar nga zëri i zemrës dhe logjika. Kosmogonia e tij nuk ndërlidhet me kaosin, por me imagjinatën, me “Pëllumbat prej rrufeve”, me “Gjethin e këputur në vjeshtë” kur “Ishin thyer te gjitha urat”, me stinët e vitit dhe “Gurët e pjekur shtatë herë”.
Kosmogonia e Adem Zaplluzhës është modeli shembullor i çdo modaliteti dhe aksioni, sepse kosmosi është një pjesë hyjnore me strukturën e saj. Metaforikisht mund të themi se në fillim ishte fjala, se ujërat e dheut ekzistonin para fillimit të shekujve, se energjia shpirtërore dhe fuqia e mendimit e lakojnë hekurin, se fjala e ngarkuar me energji pozitive krijon dritë për ndriçimin e ardhmërisë, se në librat e bacit Adem defilon Kosova me dritën e bekuar dhe shpirtin e shenjtë të saj. Kosova me zërin e lirisë, me telat e shirave dhe pikëllimin e rrënjëve, Shqipëria me teatrin antik të kujtesës, me një stinë delikate dhe ullishtet e vjetra, atje ku lulëzojnë gjethet e ullinjve. Ato përbëjnë një model sipas të cilit, njerëzit e kuptojnë zhvillimin e energjisë dhe në raport me të përpiqen të përmbushin projektet e veta.

 

Baki Ymeri, Bukuresht 2018)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s