E diela e 24 Qershorit do të mbetet në kujtesën time, si e diela më e bukur nën shoqërinë e Fatmira dhe Raimond Malolli, -ambasadorë të artit dhe muzikës shqiptare në Amerikë… / Nga: Raimonda Moisiu

E diela e 24 Qershorit do të mbetet në kujtesën time, si e diela më e bukur nën shoqërinë e Fatmira dhe Raimond Malolli, -ambasadorë të artit dhe muzikës shqiptare në Amerikë…

Fatmira dhe Raimond Malolli janë Çifti Artist i Shquar shqiptaro-amerikan, që i përkasin gjeneratës së artë te Tiranes dhe të Korcës sonë, kulturës dhe muzikës shqiptare në tërësi. Të asaj gjenerate që ka prodhuar ndër kohëra art dhe artistë, por mbi të gjitha nga ata që pëlqejnë Olimpin e heshjtes së Lavdisë. Dy Artistë, Dy Intelektualë të mëncur, të maturuar artistikisht, patriot modestë përtej modestisë, të pabujshëm, dhe pavetmburrje, me pasionin, talentin dhe ndjenjat e dashurisë për artin dhe muzikën, janë themeli i Kryeveprave të tyre muzikore dhe Koncerteve Kombëtare e Ndërkombëtare. Cifti i Mirënjohur Artist, Fatmira & Raimond Malolli kanë treguar dukshëm plot mjeshtëri artistike dhe dinjitoze se dijnë të bëjnë art, muzikë dhe historinë e artit nëpërmmjet marrëdhënies së tyre të jashtëzakonëshme, teksa përballojnë njëri tjetrin dhe plotësojnë njëri-tjetrin në sajë të kombinimit të pasionit e krijimtarisë muzikore, artit e talentit, dashurisë njerëzore që i karakterizon dhe qëndrojnë në krye të binomit njerëzor: Artist& Njeri. Pothuajse i sheh gjithmonë bashkë, që në lidhjen e tyre të dashurisë, e fortë dhe e maturuar dhe deri më sot, që ata janë të lidhur Përjetësisht, këta Dy Artistë janë pionierët e artit dhe muzikës në botë. Të dy artistët Fatmira & Raimond Malolli qëndrojnë në krye të evidentimit e reflektimit të vlerave si Ambasadorë të Artit e Muzikës Klasike në Amerikë, vlerave tona kombëtare dhe identitetit shqiptar!
E diela e 24 Qershorit do të mbetet në kujtesën time- si e diela më e bukur nën shoqërinë e këtij çifti të mrekullueshëm Artistë në formë e funksion, duke kaluar një mbasdite të këndshme e të bukur për qejf të miqësisë, muzikës e letërsisë! Por jo vetëm kaq! Ne na bashkon jo vetëm gjaku korcar – por me artistin Raimond Malolli, emri që e kemi gati të njëjtë, por ne jemi lindur e rritur në lagjen e famëshme të aristokracisë muslimane korcare, në Lagjen e Iljas Bej Mirahorit, themeluesit të Korcës moderne dhe Bejlerëve të fismë e të vjetër , – Mytevelinj!
Faleminderit Mira & Mondi!
Jeni të mrekullueshëm!
Zoti iu bekoftë, ju familjen dhe artin e talentin muzikor që iu promovoni!

 


Raimonda MOISIU
Jacksonville, Florida

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s