Poezi nga Ilir Manxura
DIALOG!
E ëmbla dashuri,
një herë ,
në të ëmblën jetë,
miqësinë fisnike takoi
dhe
ta pyesë në vetëkënasëi,
filloi.
– përse sherben ti ,
moj e mira, e urta miqësi,
kur në bot’
mund të ketë veç dashuri ?..
E urta miqesi,
shumë s’u mendua.
në sy e pa dy fjalë i tha :
Lotët ,
për të fshirë ,
që ti ben te rjedhin,
shpesh herë pa mëshirë ,
…moj ëmbëlsirë .
NDJESI
… Sytë që kafshonin,
me ngulmin përvetësus,
dije të mi ndjeje pa mi parë.
Peshën e veshtrimit ,
dëshirë e mbajte , e burgose,
ekstazë te marrë …
YLLI IM
… Mirmengjes ylli im!
E shoh kaq te bukur jetën,
në thellesinë e syve të tu .
ka diej që flenë aty .
ka ëngjëj dashurie që me harqet e tyre,
më marrin në shënjë
Yje ka aty .
Yje që edhe ditën ndriçojnë .
lule plot aromë
e zogj që rreth tyre fluturojnë
e një peisazh ,
ku magjitë tundojnë ..
Më tej ,
aty diku jam edhe unë .
Unë dhe dashuria jote për mua ,
që ç’do mengjes më pret .
më merr , më humb në mbreterinë ku mbreteron
e më bën dhe mua mbret …