Poezi nga Lumo Kolleshi 

Poezi nga Lumo Kolleshi 

 

SKULPTURË

Gdhenda gurin mirë e bukur,
I dhashë fytyrë fëmije.
Tërë ëngjëjt aty ishin ulur,
Horizonti në paqe,aromë perëndie.

Vjen një dorë e shprishur,
Me vare qëllon mbi skulpturë.
Mbi kokë një qiell i tronditur
Rrëzohej i tëri me gurë.

 

Të ndodh

Të ndodh që të nisesh për udhë e t’i lësh këpucët pa lidhur,
Të ndodh që të nisesh për udhë e ca gjëra të domosdoshme t’i harrosh,
Të ndodh që të nisesh për udhë e të mos dish për ku je nisur,
Të ndodh që të nisesh për udhë dhe rrugën vet ta ngatërosh.

 

PORTRETI I HIPOKRIZISË

Diku në një cep të Galaktikës,
Më kërkuan alienët një portret.
Çifut u bëra në mes të shkretëtirës,
Portreti nuk u gjet që nuk u gjet.

Shalova të gjitha urat e Firences,
Iu luta Michelangelos me përgjërime,
Davidi theu për pak gjuhën e heshtjes,
Në mjegull u mbështoll Capela Cristine .

Një erë më ngriti qiellit shtjellë pluhuri,
Mes xhindesh vet qielli u përflak,
Përulësisht u fala te Onufri
Të më jepte një penelatë të kuqe gjak.

U shprish dhe ajo mjekër hijerëndë,
Sikur të ish eter apo fosfor,
Alienëve një besë u pata dhënë,
Ah,dhe besa s’u mbajtka dot me zor.

Askush nuk m’u përgjigj nga të mëdhenjtë,
Portretin t’ia bënte hipokrizisë.
Njerëzit këtu poshtë po hahen si çakenjtë
E toka po mëndet në gji të marrëzisë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s