ÇDO MBRËMJE / Poezi nga Iliaz Bobaj

Poezi nga Iliaz Bobaj

 

ÇDO MBRËMJE

Çdo mbrëmje, një ëndërr e marrë,
sa më zë gjumi, më merr osh,
me ty në duar nis një udhë,
të lë diku dhe kthehem bosh.

Sapo prej meje ti çlirohesh,
nisesh e qetë në tjetër vend,
bëhesh një varkë dhe rrëshqet lehtë,
në ujrat e mendimit tënd.

Dhe pse vërtitesh mes mëdyshjes,
të shkosh më tej, në tjetër det,
apo të rrishë te porti i vjetër,
për diku gjetkë ke mall të fshehtë.

Ti rri e zgjuar e pret mbrëmjen,
të më largohesh pak nga pak
dhe pse gënjejmë veten mjerisht,
çdo ditë ne jemi pak më larg.

Të pëlqen ikja, kjo lexohet,
në sytë e tu të trëndafiltë,
prandaj mendimi më lëndohet,
kur flet e sillesh ëmbëlsisht.

Dhe ti çdo ditë më e gëzuar,
dhe unë çdo ditë pak më humbak,
ndërsa më ikën nëpër duar
dhe më largohesh pak nga pak.

Por gjithsesi, ëndrra e marrë,
sa më zë gjumi, më merr osh,
me ty në duar nis një udhë,
të lë diku dhe kthehem bosh…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s