BAM IBJE / Nga: Liliana Shkodrani Baçi

BAM IBJE

 

Nga: Liliana Shkodrani Baçi

Ka njerëz që ruajn nxënien më të skajshme të kujtesës e si unë që brazda-brazda shtrydh fuqinë e vetmuar të durimit.Humb orarin e autobuzit,çelsat lë në tjetër çantë ,shiu i papritur këmbët nuk mi ndal nën çatinë e vitrinave. E kjo jo nga frika mos ngjaj lugat, po se koha e pamëshirë e çapitja ime ne dialogje plot imagjinime nuk më lë rehat.Po vendosa këtë herë ato që më bënë të mendojë ndodhitë oreks për batuta, konsultimeve e kundërshtive me njëri -tjetrin , sidomos prej pasigurive të mia. E meqë opinioni i tij është i saktë e i sinqertë , kjo përmban dhe dënim prej shqetësimeve të shpeshta të atyre si unë. Këtë të kësaj dite t’ja dërgojë.Nuk do lë të fitojë fjala e dhëne mikut tim Bam Ibje që do degjoheshim në fundviti.Ngaqë mendoja mos ishte tepruar disi zgjatja e hidh e prit e mendimeve.

Vendosa t’i shkruaj jo sepse janë vetëm orët antagoniste që më privojnë në dhënien e tërë vetes në shkrime , po ti miku im më ishe gjatë në mendimet ndërsa punoja.

Të kam thënë për të rrumbullakosur rrogën e vogël shpesh s’më lënë indiferente rastet që mi propozojne për ti afruar shkathtësinë time të profesionit.

Do filloja herët. Duhej të merrja autobuzin.Ngaqë është linjë pak e rrahur nga udhëtar mjetet e trasportit janë të rralla, çdo dy orë. Do punoja nga ora tetë deri në mesditë. Ai ish i garantuar në vajtje-ardhje.Ikën pa depresion orët. Punova me qetësinë që sjell me vete normaliteti .Po kështu dhe mendimet e në kësi rastesh orët i shkrijnë në reflektime.E jo vetëm, po edhe në dialogje memece e shpesh kam një buzëqeshje, po dhe ngrysje vetullash, me bashkëbizeduesin e momentit të heshtur. Sot jo . Ish si orët.Fat, -ja hodha, pa konflikt mysafire jo e rrallë në meditimet e mia .I shëtis tutje e tëhu kujtimet në të mir e në të keq. Fytyrat dhe diksionin ç’do dialogu e kam përballë tek sit e shoshis. Nëse nuk ma ka ngacmuar ndjeshmërinë në brisk diçka e freskët që bën nervozizmin të më gumëzhijë aq sa ndiej nxehjen e mollëzave . Të kalokan ditët pa vënë në kandar irritime e zhgënjime . Me to dhe hipokrizi e të tjerëve po dhe të miat . Pasi sistemova çdo gjë në vënd , detyrimi pothuajse mbaroj , u ndërrova ,qesh gati që sa të vij minuti i nisjes , erë të bëhem e të kap autobuzin.Eshtë më i fortë se unë zakoni të vrapoj dhe kur kam kohë në dispozicion.Ndihem e qetë vetëm në administrimin e frymës me ritëm të shpeguar. Po ajo qetësi dha frytet në rendiment e pash që më mbeti pak , pak kohë e kështu sistemova mendimet ne formë vargu për mikun tim heremit të detyruar prej shakave të mia . I shkrova

Prita, prita , prita
cackë prej pëlqimit tënd
vëmëndja në kërshëri,ty
t’rri e strukur në allçi.

Se këtu në kartat rrudh
mëritë e besnikëritë
shpirtit i drejtojnë udhë
domozdo në qiell të murmë.

Ja se ç’pa kjo hënë e zgjut
nen vetull mban kësulë
shatrëvan t’painfektuar
bëlbëzojnë zë të padëgjuar.

Djegin dhe petale me ngjyrë
delenxhinjtë e kondensuar
s’lënë të xhap e t’cicërojnë
bilbilat, zogjtë e palloj .

O moj harmoni e çalë
e këtij mendimi valë
çap në baltë jo mbi zymbyla
të shohsh si ngrihet pjalmë.

Ooo, tani po erdhi ora.Nisu, shpejt shpejt, obobo.Mora ç’më takonte, shpërblimin e djersës ,dyzetë euro,çantën etj. Vrap, vrap. Për fat autobuzi s’paskësh ardhur. Kaluan njëzet minuta.Hiç. C’të bëj? Pyeta një zotëri që po merrej me makinën , më tha pash një autobuz të verdhë që iku. Nuk kish parë njerëz në stacion e as nuk begenisi të ndalonte. C’të bëj?­ T’ja bëj ndonjërit me shënjë autostopi.S’guxova. Asnjë nuk ndalonte. Po edhe po të ndalonin , me këto kohëra që kan ardhur ku i dihet.E të gjithë këta shoferë kthenin kokën . Më shihnin me kuriozitet dyshues se në këto kryqëzimet e periferive të largëta të qyteteve shpesh janë vëndqëndrime të dyshimta.Edhe se veshja ime ishte prej mesogruaje e aspak kompromentuese ! Kësi fantazish bën që të jen në periferitë më të largëta të mendimeve edhe të gjithë këtyre shoferave. Po sytë mi hidhnin.Këtij universi mashkull nuk i është aspak indiferent prania e femrës. Pa shkoqitur vendimin u nisa në këmbë. Perimetrin e rrotullamës e përshkrova për pothuajse dhjetë minuta , aq i gjerë është. I preka tangentin e tashmë rruga është drejt pa trotuar për kalimtarët se është zonë industriale.Filluan ca pika shi. Vura në kokë shallin e hollë të gushës.Nuk vlejti.Filloj me insistim. Shoferët akoma me kuriozitet . Me tre çanta në dorë mu bë e vështirë rruga. Po prapë mikun tim s’qortova që humba autobuzin. E vazhdoja dialog akoma të kënaqshëm , ashtu si vetëm ai di.E kjo sepse ai nuk ta bën qefin me këtë stilin që unë e quaj perëndimor vënd e pavënd.Ai është, që mua më kujton dëshirën e mirë të të mijve që kur më bënin qefin sidomos për notat e mira në shkollë gjithmonë i shtonin dhe doza qortimi .Kështu u rrita unë.Shiu binte. Mendoj time ëm kur në vitet e shpërthimit të adoleshencës miket i thoshin Nurie -po të bëhet e bukur çupa.Ajo pa i lënë të mbaronin fjalën ja priste-posi me këmbët e shtrëmbëta që ka . Bën mirë ti kushtojë kujdes punës e vetëm punës, se do shkojë në derë të burrit e do më nxij faqen. Do i thot e vjerra-pika që si bie nënës çi paska mësuar…Po ndiej lodhjen prej tre çantave. E pikërisht sot.Nuk duheshin këto ftonjtë që mi dhuruan aty në punë prej kopështit të tyre. Do pregatisja reçel.Më është bërë refren miklues vetreklamimi edhe kur nuk më pyesin e nuk jemi në temë. I shkoj si me lezet atij argomenti gastronomik për të nxjerrë në pah meritat e mia të guzhinës e për të bërë figurë Shik.Nënvizojë e komentojë recetat pak të njohura e të përhapura në masë si psh- Pancakes me boronica.Salcë me rukola lajthi e djath të tymosur.Tashmë më duket banale pregatitja e zahireve të dimrit si tetëdhjetë kg të domateve që blejë në ç’do fund gushti për të pregatitur salcë domatesh .Ose pregatitja me sy mbyllur e majonezës, reçeli me kajsi , luleshtrydhe e kompostot e frutave .Po kur flasë për shndërrimin e gustos në vite ! Si psh-L’urad, një lloj thjerëze indiane që i jap dhe tjetër përdorim kur përgatis Dosas, d m th krepes.E teprojë shiu.Ndjeva mollëzat të më nxeheshin.Qafa e lagur.Syzet me vishen .Unë gatuaja në mëndje .Përfytyroja këto ftonjtë të pjekura në furrë të mbushura me amareta e kakao të hidhur.Obobo dhe për një orë do filloja turnin e punës së qeverisë. Sigurisht që drekën do kapërceja . Në punë.Mirë dy çanta janë të përditshme , po kjo e ftonjve .E durim. Ndodh. Pash një bar. Pesë minuta pushim. Oo të qetësojë pak duart sidomos prej këtyre ftonjve.Po ç’pata me to.Në fund të fundit, i mbushja mëndjen vetes,gjithnjë kan gjetur përdorim të shumanshëm.Nuk ishin ato që gjyshet tona i mbanin gjatë gjithë vitit në sapete për të parfumosur rrobat e pajën e çupave?E sot merr akoma më kuptim që është dhe moda e bios.

Kjo kafeja si për të sëmurë.Në koenfidencë me të humb çdo mendim. Mjeku nuk ma rekomandon . Dhe dje folën në një emision televiziv për kontrollimin e masës së saj. Shkojë te arka të paguaj… Kontrollo, e kontrollo .S’lash xhep të tre çantave.Spec i kuq u bëra në faqe. Mir monedha , po ato që i fitova!Pash mes fletëve të ditarit .Gjë prej gjëje. U turpërova. E në fakt ashtu si isha bërë , trumcak i lagur. I zoti i barit ndjeu vërtetësi në preokupimin tim e më qetësojë –zonjë, her tjetër kur të të bie rruga këndej mi sill.Patjetër i thash .Që këtë mbrëmje do i them tim shoqi të vij të laj borxhin. U përshëndetëm. Miku im Bam , nuk po e zgjasë më shumë. Ta njoh durimin e po më vjen ora e punës së qeverisë. Po këto fjalë s’do ti lë pa nisur.

Ahhh , falmë, falmë të të shtojë dhe këtë.Po qeni i shkretë ç’faj pati që nuk munda ta nxirrja për të kryer ritin fiziologjik?

Miku im Bam Ibje, në të mir e në keq, thuamë sa të mërzita?

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s