Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

SI FLAMURTARËT, E MALËSISË…

Përditë nga pak
Më trazojnë nga ëndrrat, dashuritë, që mi dha jeta
Që t’dukem plak
Si plisi i parë i kullës, sy i lumturisë, që n’liri e gjeta

Mbi kalanë e Tetovës, në udhëtimin e vet, si flamurtar
Me bukuri t’Sharrit e flamurin e qëndisur, me lavdi
Mes betejave ku sosen perandori, n’hije t’ballit shqiptar
Mbi varret e vdekjeve, që, kohës i shruajnë histori

Përditë nga pak
Nga ëndrrat, më trazojnë edhe zhgjëndrrat, e robërisë
Që t’dukem plak
Si i pari i kullës, sy i lumturisë, si flamurtarët e malësisë.

 

TINËZ VETES, IA PI DASHNINË…

Sikur lulet e malit
Tinëz vetes ia pi dashninë, me hi lumturie
N’rrudha, të ballit
Që të më lidhen gëzime, me valle, malësie

Nëpër fate e kohëra, për sytë e bjeshkës, lavdi
Mmbetur në thikë të motit, si gjaku kur loton gjak
Me hijen e mbretërisë së vdekjes, mbi fisnikëri
Që i terron sytë, para lindjes së jetës, n’shi dhe flak’

Sikur lulet e malit
E pi edhe dashninë e jetës, të më flet Syzana
N’rrudha, të ballit
Kur i trazoj amanetet, që mi la si kujtim, nëna.

 

BASHKË, ME MUA…

Këtë natë
Buzët e puthin, buzëqeshjen e hënës
Ujë e baltë
Rrugëtojnë, kah shtegu, i Qafëthënës

Prej lotëve, m’ikën edhe sytë, si kujtesa
Me ngjyrat e lumturisë, që vet i gjeta, n’malësi
Me shikimet e mbetura, si n’jetë shpresa
Prej motit t’harruar, kur bjeshkës pinim, dashni

Këtë natë
Shpirti e lakmon, ledhatimin e syve, dashni
Ujë e baltë
Rrugëtojnë, kah nuri i saj, n’hi e sy e Shipni.

 

KUR SYZANAT, DASHUROJNË…

Kur Syzanat, dashurojnë
Ëndrrat e jetës, ngjyrat e veta i derdhin, nëpër sy
Që shikimet, t’pikturojnë
Pikturën e shpirtit, mbi lëkurën, t’qepur për dashni

Heshtja të flet, me bukurinë e gjethit, të vjeshtës
Që era e merr, deri te fillimi i fundit, të qiellit
Ku soset bukuria e shtatit, si dakiku i fundit i jetës
Kur e puth, majen e gurit, që frikësohet diellit

Kur Syzanat, dashurojnë
Dashnia shtrydhet, deri te fjala e fundit për jetë të re
Që shikimet, t’pikturojnë
Pikturën e shpirtit, mbi lëkurën, të qepur nëpër atdhe.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s