Kalendari poetik: Piedad Bonnett 1951 / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Piedad BONETT

Kalendari poetik: Piedad Bonnett 1951

Poete, shkrimtare dhe dramaturge kolombiane, ka studiuar për filozofi dhe letërsi në Universitad de los Andes, në Bogota, ku vazhdon punën si pedagoge. Ka botuar shtatë libra me poezi, katër romane dhe katër pjesë teatrale. Shumë punime të saj janë botuar edhe nëpër revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Në web, mungon data e lindjes, pra mund t’ia urojmë edhe sot 67 vjetorin e lindjes me këtë shqipërim:

GRABITJE (Saqueo)

Hyje në shtëpi
si grabitës
thyeje qelqurinat
copë bëje pasqyrat
me këmbë shkelje zjarrin që sapo kisha ndezur.
Megjithatë ende djeg ai zjarr.
Një copë kristal më dysh më pasqyron.
Nga dritarja copë copë ende të shoh.
(Me pelerinën e shqytin tënd ti së largu më vështron.)
Dhe unë, grua e urtë,
ta dua luftën brenda teje, përplasjen e shpatës,
njoh plagët dhe vdekjen,
humbjet dhe plaçkitjet.
Në shtëpinë time të shkatërruar
dita është coptuar,
por në natën time të përjetëshme
ende zjarri flakëron.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s