NGA KËNDI IM : HESIODI GJITHMON NË PIEDESTAL TË ESTETIKËS FILOZOFIKE / Nga: Rrahim Ganiu

NGA KËNDI IM : HESIODI GJITHMON NË PIEDESTAL TË ESTETIKËS FILOZOFIKE

 

Nga: Rrahim Ganiu

Për përkushtimin e vet poetik që e hasim në hyrje të Teogonisë, thot se gjersa i kulloste dhentë në shpatijet e Helikonit,muzat i dhuruan skeptrin e dafinës, i dhanë dhuntinë e këngës hyjnore dhe i urdhëruan të lavdojë hyjnitë. Në poemën punët dhe ditët thuhet se i ati për shkak të varfërisë së madhe ka braktisur Kimin eole në Azinë e Vogël dhe është vendosur në Helikon, në fshatin Askra, që dimri është i tmershëm, verës i mundimshëm dhe asnjëherë i përshtatshëm.

Pas vdekjes së të atit lidhur me trashigiminë iu desht të bëjë kontest gjyqësor me të vallaun, Persin, i cili i korruptoj mbretërit ,,dhuratëngrënsit’’dhe kështu mori pjesën më të madhe të pasurisë. Mirpo Persi menjëherë regjistron pasurinë dhe nisi të zhvillojë kontestin gjyqësor. Kjo i dha shkas Hesiodit që në poemën e vet ta udhëzojë të vëllan në punë dhe jetë të ndershme. Edhe më tutje rrëfen poeti se në Halkidë të Eubesë te lojrat me rastin e varrosjes së Amfidamanit në garat poetike mori dhuratë një stol të cilin ua kishte kushtuar muzave.

Se kur ka jetuar Hesiodi nuk dihet në shkrimet për këtë shkrimtar të madhë thuhet se edhe në antikë nuk kanë ditur për të se ku dhe kur ka lindur. Në kohërat më të reja mendohet se ka qenë më i ri se Homeri dhe më i vjetër se Arkulloku i cili thuhet se e imitoj Hesiodin.Pra grekët me qëllime të ndryshme më tepër grabitqare kanë zhdukur gjurmat e vërteta të Homerit dhe Hesiodit me një qëllim që të mshefët e vërteta e përkatësisë së tyre pellazgjike. Homeri dhe Hesiodi janë me gjak pellazgjikë. Duhet punë kreative shkencore nga shkenctar të vërtetë me etikë dhe moral shkencor në hulumtimet për përkatësinë etnike pellazgjike të Homerit dhe Hesiodit. Në këtë punë ka shumë fakte dhe konstatime reale objktive që flasin se këta dy gjenijë të artit janë me gjak pellazgjikë.(nënvizojë Rr.Ganiu.)

Si vepra kryesore të Hesiodit merren ,,Teogonija’’ dhe ,,Punët dhe ditët’’. Teogonija është sintezë e parë e antkitetit pellazgjik mitologjikë, në të cilën është përfshirë historia e krijimit të botës dhe gjenealogjia e hyjnive. Qëllimi ideor është të tregoi afirmimin e Zeusit, i cili me fitoren ndaj Titanëve dhe përbindëshve të tjerë nga e kaluara bëhet roje e gjithëfuqishme e drejtsisë. Të theksuarit e problemeve morale dhe synimeve për të kuptuarit permanent të botës paralajmërojnë fillimin shkatërrimit të pikëpamjeve tradicionale për botën. Në përmbajtjen jashtëzakonisht të pasur të Teogonisë gjejmë elemente shumë të vjetra dhe poetikisht shumë sugjestive dhe të forta, si psh. Personazhi i Hekatës e cila duket si një hyjneshë mbrojtëse e bujkut dhe e njerëzve të rëndomtë dhe jo e heronjëve.Është shumë e pasur dhe sugjestive pjesa ku Hesiodi flet për vehte dhe për luftën e gjatë të Zeusit me titanët.

Vepra ,,Punët dhe ditët’’ është poemë e punës, e shkruar në formë të vërejtjeve për vëllaun e dehur, Persin, të cilit poeti i i jep një varg këshillash se si do ta fitojë pasurinë në mënyrë të ndershme. Të drejtuarit Persit shërben vetëm si formë për porositë të cilat në të vërtetë poeti ua drejton bashkëkohasve të vet. Nga miti për Prometheun dhe Pandorin si dhe miti për pesë gjini njerëzish, Hesiodi nxjerr idenë se dikur jeta ka qenë e lumtur dhe e pabrenga, ndërsa e tashmja e poetit është e idhët. Prej veprimeve negative dalin porositë pozitive që njeriu me energjinë morale dhe me punë duhet të çlirohet nga mjerimi. Këshillat e vëllaut Persit mund të reduktohen në dy urdhëresa:puno dhe je i drejtë!Puna dhe e drejta janë themele të moralit të Hesiodit. Prandaj rendi dhe përparimi i shoqërisë duhet të bazohen në punë, drejtësi dhe moral, e jo në dhunë, gënjeshtër dhe mashtrime. Këto mendime bëhen më të qarta kur kuptohet se Hesiodi të padrejtëve, gënjeshtarëve dhe mashtruesve sidomos politikanve u kërcnohet me hakëmarrjen e Zeusit. Ai thot se Zeusi do t’i dënoj njerëzit e dhunës dhe të padrejtësisë. Këjo është ideja kryesosre e poemës. Nga këtu, thuhet me të drejtë se kemi (fabulën e parë të shënuar në letërsinë evropjane) për petritin që e kap me kthetrat e veta bilbilin dhe i kërcnohet se atij do t’i bëjë ç’të dojë.

Hesiodi përshkruan në hollësi almiset dhe të gjitha punët buqësore gjat vitit, duke gërshetuar aty një varg rregullash për jetën dhe përshkrimet të natyrës ( të dimrit,verës dhe stinave tjera). Në tërë poemën ndihet aroma e tokës dhe e barit të posakositur dhe kënga e harabelit. Poemën e përfundon me shqyrtimin e ditëve të fatit dhe të fatkeqësive për disa punë.

Nga veprat tjera që i mveshen Hesiodit është ruajtur vetëm Mburoja e Herakliut. Në këtë poezi flitet për luftën e tij me të birin e Aresit,Kiknin. Përshkrimi i mburojës së Heraklit zë pjesën më të madhe të vjershës. Fjala është për një imitim të përshkrimit të mburojës së Akilit nga ana e Homerit. Kënga, me siguri është vepër e ndonjë rapsodi.

Në fund të Teogonisë paralamërohet kënga e re. Ajo do të këndojë për gratë të cilat si dashnore të hyjnive kanë lindur pasardhës të lavdishëm.

Rrahim Ganiu – Shkup

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s