Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj
 
 
Kalimtarë
 
Kalimtarë të trishtuar luginës së lotëve,
të globit rrotulluar gjer në dhimbje,
ku qielli varet mbi ne
e dita venitet,
ku njerëzit psherëtijnë e largohen.
Helmuar ditët e kufizuara
e sotmja diçka ndryshe nga dje
të gjithë do të shkojnë te të parët,
në shtratin ku vdekja fle.
Kur muzgu të zgjatë lamtumirën
e nata të ngushëllohet në ecje,
skajeve të errëta të qiejve!
 
 
 
PAT…
 
Çfarë nuk thamë
për mendimet peizazh stinësh,
për besimin që nuk vdes kurrë,
për dashuritë e përjetshme,
për fjalët e zjarrta me shpirt.
Por, tani sytë janë zbrazur nga drita.
nuk ka më ëmbëlsi puthjesh,
as kolorë dhe as ngjyra.
Bën ftohtë, dridhet e vërteta,
pikëllimi memec, pa krahë,
pa lëvizur statujë.
Në shtatin e vetmisë
bota e tërë fshehur.
Tashmë jemi PAT…!
 
 
 
***
 
Ulur buzë detit,
dallgët më afrohen,
i dëgjoj tek pëshpërisin mijëra fjalë.
Në horizont retë rrëshqasin lehtë
e unë humbas pas tyre si në ëndërr.
Harroj shqetësimet e botës, i shpërfill.
Mbetur pa zë
ndiej dashurinë për jetën.
 
 
 
Pika zero
 
E tashmja,
kurrë nuk e takon të ardhmen,
por as të shkuarën.
Të dyja priten në kufirin ndarës,
pika Zero.
Njëra ecën drejt pafundësisë,
tjetra kthehet, atje ku dhe nisi.
Ndjesi të idhëta pas,
shpresa të rreme para,
në qendër,
pikëtakim ngelet dhimbja.
 
 
 
Rrathë të padukshëm
 
Dëshira, trembet si harabelat në lëndinë,
ankthi kafshon fshehtas,
tundimi drithëron qerpikun.
Pritje e gjatë,
tretje fjalësh,
fikje ndjenjash.
brerë nga dhimbja.
Përpjekje e kotë,
për lirim nga zinxhirët,
prangave të vetvetes
në rrathë të padukshëm shpirti .
 
 
 
***
 
Ti,
më sjell erë jete
varur në fijet e frymës tënde.
Dehur, krejt jam
e vrapoj kufijve të memories.
Të humbur të dy jemi
në betejën e ndjenjës.
Brenda nesh rindizet pareshtur dëshira.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s