Kalendari poetik: Mihai Eminescu (1850-1889) / Përagtiti materialin Maksim Rakipaj

Mihai Eminescu

Kalendari poetik: Mihai Eminescu (1850-1889)

U lind më 15 janar 1850, Mihai Eminescu, poet, gjuhëtar, shkrimtar, gazetar dhe politikan rumun (qe ndër veprimtarët më në zë të Partisë Konservatore Rumune). Konsiderohet si poeti kombtar rumun. Poezitë e para i shkroi në moshën 16 vjeçare. Historiani Nicolae Iorga e cilëson Emineskun si atin dhe themeluesin e gjuhës moderne rumune. Poezitë e tij shënojnë periudhën e fundit të romantizmit dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi 60 gjuhë. Ja një shqipërim nga romantiku i shquar rumun në 170 vjetorin e lindjes:

DERI TEK YJET

Deri tek ai yll atje lart
është rrugë e gjatë shumë
dhe lypsen njëmijë vjet e ca
drit’e tij të vijë tek unë.

Ndoshta ka mijra vjet i fikur,
në kaltërsinë pa fund e anë
dhe tani drit’e tij ka mbrritur
që e shohin sytë tanë.

Vetëm ikonë e yllit të vdekur
shndrit lart në qiellin e heshtur,
kur qe i ri s’mund ta shihnim dot,
u shua, dhe ja, e shohim sot.

Kështu ndodhi me zjarrin tonë,
në terr u shua, u fik, u mek,
por drit’e dashurisë gjithmonë
dhe shuar qoftë, përherë na ndjek.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s