Kalendari poetik: Osip Mandelshtam (1891-1938) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: Osip Mandelshtam (1891-1938)
О́сип Эми́льевич Мандельшта́м

Poet dhe eseist ruso-hebre, u lind më 14 janar 1891 në Varshavë (atë kohë pjesë e perandorisë ruse); i ati tregëtar lëkurësh, e ëma pianiste dhe mësuese muzike. Në vitin 1907 shkroi poezinë e parë. Më 1908 vendosi të studionte letërsi dhe filosofi në Sorbonë, por pas një viti vazhdoi universitetin në Hajdelberg për ta përfunduar në vitin 1911 në Sankt Petërburg. Vendosja e regjimit komunist në Rusi ia vështirësoi jetën poetit, që pas revolucionit të Tetorit, pati përkrahur me naivitet bolshevizmin. Fati i tij u vendos përfundimisht kur shkroi më nëntor 1933 poezinë e tij të famshme “Epigramë” kundër Stalinit; pas gjashtë muajsh e arrestuan, i ndaluan banimin në qytetet e mëdha dhe e dërguan me detyrim në Voronezh. Por nuk zgjati shumë dhe në vitin 1938 e arrestuan dhe e nisën për në Siberi. Nuk arriti dot; vdiq më 28 dhjetor 1938 njëri nga poetët më të shquar rusë në gulagun Vtoraja Rjeçka, një pikë ndërmjetëse para Vladivostokut. Ja njëra nga poezitë e tij:

PËR LAVDINË E SHEKUJVE QË VINË
(За гремучую доблесть…)

Për lavdinë e shekujve që vinë,
Dhe për këtë të shpifur njerëzim
Kupën s’do ta ngre kur etërit pinë,
Për qef të tyre a shëndetin tim.

Ky shekull qen-ujk më ndjek si zagar,
S’kam dhe s’kam patur gjak ujku në damar;
Mbështillem e ngjesh kokoren më thellë
Në stepat siberiane me gëzofin e nxehtë.

Me frikacakët dhe poshtërsitë u ngopa,
S’dua të shoh më eshtra të përgjakura ndër rrota,
Për mua të bredhin të lira, gjithë natën
Dhelprat siberiane me gëzof të kaltër.

Merrm’ o nat’e shpjermë, ku rrjedh Jenisej,
Ku pishat e moçme zgjaten për në qiell
S’kam dhe s’kam patur gjak ujku ndër damarë
Dhe veç një si unë jetën mund të ma marrë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Shënim: Thashë vërtet që nuk do vazhdoj me “kalendarin poetik”, por kjo vlen për poetë të zakonshëm; për Poetët kalendari poetik vazhdon…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s