Kalendari poetik: Haruki Murakami 1949 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Haruki Murakami

Kalendari poetik: Haruki Murakami 1949

Sot, më 12 janar, mbush 71 vjeç Haruki Murakami, shkrimtar dhe eseist i njohur japonez, disa herë mëtues për çmimin Nobel. Librat e tij janë bestseller në Japoni dhe në botë, janë përkthyer në mbi 50 gjuhë…ja diçka nga Murakami:

NDONJËHERË FATI…

Fati ndonjëherë
përngjan me stuhi rëre
që papushim
ndryshon drejtim.
Ti ndryshon ecjen, ta shmangësh.
E ndryshon edhe era,
të të ndjekë më mirë.

Ti sërish ndryshon ecjen,
atypëraty edhe era ndryshon
që hapit tënd t’i përshtatet.
Dhe kjo gjë pafundsisht përsëritet
si vallzim shtrigash
me zotin e vdekjes deri sa gdhin.
Sepse ajo erë
s’është se vjen nga larg
dhe s’ka të bëjë me ty.

Është diçka brenda teje ajo.
Je vetë ti ajo erë.
Ndaj e vetmja gjë që mund të bësh
është brenda saj të futesh,
të ecësh drejt,
veçse sytë mbylli fort
që të mos hyjë rëra.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s