Ripërtyp Koncepte (Pro-etikë) / Poezi nga Erjon Muça

Poezi nga Erjon Muça

 

Ripërtyp Koncepte

Pro-etikë

çdo të thotë sipas mendimit tënd,
të lindësh në Greqi të jetosh në Shqipëri,
dhe ta mbyllësh jetën, pas një mijë vuajtjesh,
duke t’u hedhur dheu,
në një varrezë të vogël
në Itali…?

Ti më pyet mua se çfarë do të thotë,
i gjithë ky koncept që më parashtorve,
e që duket sikur po të peshon,
mbi shpirtin tënd të brishtë,
si të ishte gurë mulliri duke shkërmoqur,
pa mëshirë, kokrizat e ndjenjave të dyzuara?

Për mua nuk do të thotë asgjë,
përpos se lindi dhe vdiq mbi planetin,
ku ato forca, për ne të pa perceptueshme,
na hodhën që kur nuk dihet,
dhe ne vijuam jetën mes errësirës dhe dritës
relative, në bazë të evolimit…

Jeta është e bukur dhe e thjeshtë kudo,
kurdo që njeriu mund të vijë në jetë,
janë konceptet ato që na bëjnë të vuajmë,
koncpte shtypëse, shtrydhëse të lëngut
që jeta na derdh nëpër trupat tanë të ftohtë,
dhe ne harrohemi, harrojmë atë, për
konceptet boshe, mbushëse të asgjësë
që ne jemi…

Se ne asgjë jemi; thasë të mbushur me ajër,
shpohet thesi, humbet në hapsirë ajri,
vdes heroi, ulet sipari në sallë,
mbyllet me aq e gjithë komedia konceptuale,
njeriu bëhet gati të kthehet në pluhur,
bashkë me to…

Koncepte për gjithçka na rrethon,
duke anashkaluar që nuk janë ato,
arsyeja për të cilën frymojmë duke gjalluar,
këtë tokë të përgjakur vazhdimisht
nga konceptuesit e zellshëm të humanizmit,
ideatorë të idiotësive pa vlerë reale
për të cilat ne vuajmë duke bërë të vujanë,
edhe ata që na rrijnë pranë dhe larg
dhe që vdesin duke u bërë fli,
për koncepte…

Koncept e mira; pëllumb paqeje.
koncekt e keqia; korb i humbur në askund.
Koncept litari me dy kahe,
koncept besimi, koncept mosbesimi,
koncept, kaosi, kronosi, zeusi,
koncept, dita e parë, e dytë deri tek e gjashta,
se e shtata i bie pushim,
koncept big bengu i miliarda viteve të shkuara,
koncept krijimi nga balta, dhe brinja e munguar,
koncepte që shtohen me shpejtësinë e dritës,
si një lum që ska të shterur…

Pa koncepte lindim; vishemi me to
në ditët e lodhshme të jetës në vijim,
me koncepte jetojmë, për to edhe flijojmë,
me koncepte në mendie presim vdekjen,
e ajo vjen me qetësi, pa koncepte na merr,
vetëm se ne deri në frymën e fundit,
harojmë frymën për konceptet…

Koncept; jemi kalimtarë mbi këtë luginë
lotësh dhe mundimesh prej mishi,
përjetësia në amshim ka më rëndësi,
fitojeni vendin në parajsën e të fundëmve,
se të parët e kanë humbur përgjithnjë.
Ky është koncepti i vdektarëve,
të atyre që duan gjithçka por që skanë asgjë…

Koncept dashuria, koncept urrejtja,
koncepte vlerat, koncepte antivlerat.
Koncepte; mjegulla mendore të krijuara,
nga ata që kanë frikë të shohin qartë.
Koncepte; për të fshehur kafshën leshtaore,
që ritet brenda kësaj qënie të lakuriqtë…

Koncepet duhen; janë frerë për të ndalur,
një bishë të çoroditur, që pa to
do hidhej si e tërbuar duke shkelur gjithçka,
duke vrarë, duke dhunuar, duke vjedhur,
duke ulërirë, duke përdhunuar, duke vrarë barngërnësin
dhe duke prerë barin, duke therur mishngrënësin,
pa ja ngrënë mishin, vetëm për të ndjerë
kënaqësinë e të therurit…

Koncepte; krijesa jetëgjata mes jetshkurtëve,
të evoluara mes të paevoluarve, të rrafinuara
në mes të volgarëve që në koncept nuk duken ashtu.
E të lutem mos i shvish nga koncepti!
Do të ishte e tmershme ajo që do shihnin,
sytë tuaj të mësuar me panoramën konceptuale….

Ndaj miku im mos u lodh shumë,
nuk ka asgjë të veçantë në çka më the,
lindja si e njohim është një koncept,
po ashtu edhe vdekja; ndoshta pa konceptet,
që po na mbysin nga pak çdo ditë,
lindja nuk do shihej si e tillë,
dhe vdekja po ashtu…

25-04-2016

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s