Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

KUR NËNTË MALE, DASMËN NISËN…

Unë jam bebëzë mali
Ti je kënga ime, sikur drita e poezisë
Në thinja e rrudha balli
Ku m’numërohen dakikët e pleqërisë

Të gjeta mes nëntë maleve të Sharrit plak
Ndër mriza, kur syzënat vallëzonin valle lumnie
Ndër plagë kullash, rrugëve, t’larë me gjak
Veshur me fustanellë, t’qëndisur, me sy dashnie

Më puthe me syt’e malit
Mbi nëntë plagët, në shtat, që m’u qëndsën
Në thinja e rrudha t’ballit
Njëzetetetën, kur nëntë male dasmën nisën.

 

N’AKULLNAJA, T’ROBËRISË…

Ndër zemrat e rinisë
Acarri shkrihej nëpër flakën e guximit
N’akullnaja t’robërisë
Lulëzonin lulëkuqet e zanit t’kushtrimit

Ndër male dhe fusha, katunde dhe qytete
Liria e pinte robërinë, me sytë e çlirimit
Koha, matej me dakikë vdekje, për sy jete
Flamuri valëvitej si kambanë e bashkimit

Ndër zemrat e rinisë
Jehonte kënga e shekullit – vdekje o liri
N’akullnaja t’robërisë
Shkriheshin kufinjtë – nën shtatin Arbëri.

 

PLISBARDHI, I SHARRIT…

Kala
Mbi gurët, n’maja të malësisë
Baba
Kulm i kullës, këngë e çiftelisë

Është besë, thonë hyjnitë e syzënat
Lindur me plisin, para pagëzimit nga Thoti
Është fisnikëri, na thoshin dhe nënat
Kur maleve t’Sharrit, buzëqeshje, ishte loti

Kala
I mbet malësisë, si kullat n’gurinë
Baba
Kulm i kullës, mbeti, për malësinë.

 

SI LUMNI E FRIKËSUAR, NË ROBËRI…

I acartë, është janari
Gjaku ngrinë e shtatët, bëhen shtatore
S’ka as lule digjet bari
T’frikëson bardhësia mbi tokë arbërore

Ngrinë dhe fjalët, vetëm mjegull shohin sytë
Loti pikturohet nëpër shikimet e trishtimit si n’stuhi
Natyrë e vdekur duket jeta, s’ka lindje të dytë
Ikjen e merr dashnia, si lumni e frikësuar në robëri

I acartë, është janari
Penës ngjyra i ngrinë, sikur germat n’abetare
S’ka as lule digjet bari
Flet vetëm robëria e tradhtia, n’tokë shqiptare.

 

N’JANAR, TË DYZET E NËNTËS…

Orët i trazoi za i lahutës
Syzënat morën malet, plisat ranë nën pyje
Karpave jehoj zani hutës
Dita mori dritë terri, si nata pa hënë e pa yje

Sharri iu dha krismave, kullat zhurmonin nën stuhi
Këngën e parë, shqiptarçe e këndonte, babaplak
Nënaplak i shikonte gurët e varreve, ku rigonte shi
Si fjollë bore, që binin mbi shtatoren që u përgjak
Nga hijet e pushkëve të gjata, të mbetura, nëpër hi

Si tradhtia që mbet n’jermi
Pas ikjes së lirisë, kur dasmorët kaluan malin
Tej gurit t’pagëzuar Shipni
Ku flamuri, me pika gjaku e piktkëlonte syballin.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s