Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

Trojanë!

Trojanë!
Trojanë!
Trojanë!
10 vjet luftuat më kot!
Elena, nuk ishte Elena
Elena juaj, është shëmbëlltyrë e imja
Elena juaj, nuk ishte një gjak me mua
Ajo Elena juaj, ishte hakmarrje, mallkim…
Po,po Elena nuk ishte Elena!
Elena e vërtetë, ngeli në Egjipt
Shkretë,e vetme në fatin e saj
Duke pritur burrin e vërtetë të saj …
Ej, Spartiati!
Jam ashtu siç më le!
Me zjarrin në bark, afshin që më dhe,
me zërin që më dridhet e lotin e thatë,
me atë, etjen e bukur, gjerë edhe gjatë…
Elena, nuk ishte gjaku im
Elena, ishte, i Irës Sajim.

 

***

Ti ndejte pa gjumë,
pa bukë edhe ujë der’ sa  më pe
U ndave aq ditë nga zanat në pritë, der’ sa, më pe
Hodhe shokë për kokë e vargje përtokë, deri sa më pe
E vetmja herë vetvetja lindja dhe dhimbja, deri sa më pe…..
E kur më pe, nuk e di sepse, të kujtova barinë
Më shëtite tërë ditën si qengj në lëndinë
Luajte me mua dhe nxore mërzinë,
Derisa bëra be, dhe më, nuk më pe…

 

Fëmijëri

Më bëri babaj nallane,
qenkan fiks në numrin tim,
një dërrasë edhe dy rripa,
tre herë gdhendi mjeshtërinë…

Më bëri babaj nallane,
mos pengohesh, moj shejtane…

Prisja të kërciste porta
vishja nallanet e mia,
merrja futën e mamasë,
kishte zonjë tani shtëpia….

Më bëri babaj nallane,
mos, pengohesh moj shejtane…

Për një ore një gjitha gati,
në pasqyrë, veten shikoj,
si e djathta dhe e majta,
nallanet ishin njëlloj….

Më bëri babaj nallane,
mos rrëzohesh moj shejtane….
………………
Trak e truk nëpër avlli,
dhe si unë s kish njeri….

 

***

Në të vërtetë, nuk përballoja dot,
rrokullimën fjalëve të tua të ethshme…

Më vinte të shkulja gjokset nga kënaqësia,
sa herë prekja butësinë bashtingëlloreve të tua…

Ishte një polifoni klithmash…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s