GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU PARZMORE ÇELIKU NË GJOKS TË EVROPËS / Poezi nga Shefqete Goslaci

GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU PARZMORE ÇELIKU NË GJOKS TË EVROPËS

Gjergj, ti ke le si ni burim drite
Si uj i bekuem mbi një shkëmb të çam
Mbëltove paqe me shpatë e ullinjë nëpër Evropën e përdalë

Kur t’morën Gjergj, zemrën e le në prehër t’lokes
T’ma ruash nanë kur ti kthehna tokës
Asker n’Anadoll u bane ma i miri ushtar, djalë shqiptar

Gjergji i nanës që s’ta pa rritën
Princat e Arbërit të patën Betim
Edhe Marica që ta mbajti besën
Arbërisë Gjegj ju ba flijim
Edhe Nora e Kelmendit q’i shkoj Pashës me thikë n’shokë
Ta nxurr hakun e krejt çikave që bajlozat t’i çnderuen agimeve t’nxime

Tuj na mungue për pesë shekuj Gjergj, Ilirikun na e ban Ballkan
e ram ner turq, ner shkije, ner grek e bugar
E se di bre Gjergj a mbetëm shqiptarë?

Se t’kan dal do djem të ligj, hileqarë, lakmitarë, qyqarë e tregtarë që mexhat t’i kan ba pikë e pesë e tokat t’i kan qit n’pazar

Që nuk kan as marre as m’shirë
Tenderin e fitoj Gjergj, kush pagoj ma lirë
As te vorri Gjergj s’po muj me t’ardh se s’kom çka t’thom
Erdha n’qiell o v’lla me fol me Ty
mos um ngofsh mos m’le me u kthy, nalum t’rri me Ty
Se ata zemrat naj kan thy
Se kerkush Gjergj ma s’po ngon
Kerkush kerkanin ma s’pe don, e ma e keqja
Kush kujna Gjergj ma s’po i beson

Ilirikun Ballkan ta kan ba, e bijt t’i kan përça
Me que dorë vllau mi v’lla
Ata që me sy t’shqiptarëve skulptura kan ba e me krye t’tyne Çanakala
Specialist errësirash që me dritë o Gjergj i pate vra

Erdha n’qiell o Gjergj me t’u rrëfy me ti than krejt çka kam n’zemër t’uj t’pa n’sy
-Veç do rrugë Gjergj i kena shtrue e kah t’dojna mujna me shkue, veç jo atje ku Ti ke d’shirue
N’Evropën që parzmore n’gjoks ju pate ba e e pate pshtue

Ah bre Gjergj folma ni fjalë
Me vetëtima jepe ni urdhër
Andrrat zhgandrra me na u ba
Bijtë me t’u bashkue e Shqipnisë Zot me i dal
Se edhe vet jeta Gjergj t’ka pas lakmi me jetu e me vdek si Ti

Edhe diçka Gjergj
Amanetin t’a kam krye
Me dur t’mia qëndis flamurin ta kam e n’dur t’djemve jav kam dhan
E ata s’po din ku e kan lan

Aq shumë shekuj Gjergj na ke mungue
Plot flamuj mbi Arbëri kan value
Veç i Yti Gjergj ka mungue.

 

Poezi nga Shefqete Goslaci

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s