Kalendari poetik: Federico Fellini (1920-1993) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Federico Fellini

Kalendari poetik: Federico Fellini (1920-1993)

Sot më 20 janar, është 100 vjetori i lindjes së Federico Fellini-t, regjisor, skenarist dhe shkrimtar italian. Njëri nga regjisorët më të shquar të kinematografisë italiane për dyzet vite prej vitit 1952. Autor i shumë filmave që lanë gjurmë në kinematografinë italiane si “Rruga”, Netët e Kabirias”, “Dolce vita”, Amarcord”, etj. Fitues i shumë çmimeve si regjisor. Në 100 vjetorin e lindjes së të madhit Fellini sjell këtë poezi prej tij:

NDONJËHERË NATËN

Natën, ndonjëherë,
kjo errësirë,
kjo heshtje, më shtypin.
Kjo lloj paqeje më shtie frikë,
më tepër se gjithçkaje i tutem.
Më ngjan se është vetëm dukje
dhe ferrin fsheh.
Mendoj çka nesër bijtë e mi do të shohin.
E mrekullueshme ka për të qënë bota, thonë.
Por me ç’mend e thonë
kur tringëllimë e një telefoni mjafton
fundin e gjithçkaje të lajmërojë?
Do të duhej larg pasioneve të jetonim,
larg ndjenjave,
në harmoninë e e një vepre arti të përsosur.
Do të na duhet t’ia dalim të dashurojmë aq fort
sa jashtë kohës të jetojmë.
Larg saj. Mospërfillës.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s