Poezi nga Namik Selmani

Poezi nga Namik Selmani

 

Është koha të dëgjohemi…

Është koha të dëgjohemi…
E të mos i ngjajmë gjelit që mbretëron te mullari.
As pulës që kakaris, edhe kur s’ka vezë të nxjerrë.
Mbase duhet lakmuar një milingonë te gardhi,
Që mban në supe një kokërr gruri në qetësinë e shenjtë.

Është koha të dëgjohemi….
Të mos i ngjajmë një zjarri bubulak që shuhet.
Që ti s’ke as dhe një fill kashte a shkarpë ta ushqesh.
E duart të bëhen si degë të pathara te trungjet.
E zemra të kallkanoset dhe në verën e nxehtë.

Është koha të dëgjohemi…..
Jo si një violinë në një metro pa tela dhe pa duar.
Që as si relike te muzeu i fshatit nuk ka shumë vlerë.
Jo si daulle e madhe me lëkurën e shpuar.
Që nuk arnohet si një triko a fustan i çjerrë

Është koha të dëgjohemi….
Jo si fyelli pa brima që del nga një kallam shtogu.
Që asnjë fëmijë e burrë nuk e vë në buzë.
Na duhen ca tinguj më të ëmbël se një këngë zogu.
Që të mos e bëjnë të nesërmen si pellg i qelbur me ujë.

Është koha të dëgjohemi….
Jo si bretkosat e kënetës që bëjnë ritin e shekujve.
Pa e ditur se zërin nuk ua ka askush në botë zili
Që të mos vyshken gjethet në degët e shelgjeve.
Kur pranvera ia vesh kostumin e bukur të blerimit.

Është koha të dëgjohemi
Ta shohim në sy pa u trembur nga vështrimet si shtiza
Ta prekim dahurinë aty e mos na helmojë i urrejtjeve.
Nëse duam një jetë ku numrat të mos bëhen vija
Të dëgjohemi duke marrë Kodin e mençurisë së shekujve.

Është koha të dëgjohemi….

 

Kthim në Prizren

Kur vij në Prizren, më duket ndryshe bari dhe ajri
Më e ëmbël më duket buka që në tryezë shtrohet.
Në flokë e e në ballë vë një fjongu Lumëbardhi.
Para një kafeje miqsh të Ura e Gurit parajsa afrohet.

Kur vij në Çarshi Prizreni, më e mençur më bëhet fjala.
Këtu guri bëhët zambak e dielli flet vetëm shqip.
Bëhem cicëron i ëndrrës atje lart te kalaja.
Bëhem valltar si flutura që vallëzon mbi karafilë.

Kur vij në Prizren, bëhem kapedan me vetveten.
Në Shtëpinë e Lidhjes me bacë Ymerin dorën shtrëngoj
Mes rrugicave shamikuqe tund shami me ylbere.
Malli i kurbetit më bën pishë që vetëm pikëlon.

Prizreni më bën princ me kurorë gjelbërimi
Më bën ujëvarë ku stërkalojnë këngët e vendlindjes.
Mërmërij në buzë alfabetin me tinguj ngazëllimi
Kalëroj pa u lodhur apo dhe eci zbathur mes shtigjesh.

Kur vij në Prizren, bëhem fëmijë që zgjon ninanana
Në Kroin e Shatërvanit ndaj qindra trëndafilë të kuq.
E prapë kthehem mes kujtimesh për përmallshme kurbeti
Në një vatër ku zjarri i ndezur ka ende prush.

 

Udhëtim në Egnatia

Kam ecur prej shekujsh në këtë udhë të lashtë
Egnatia e gurëzuar më dha krenari dhe forcë.
E jam bekuar si udhëtari në hapat e pamatë
E jam bërë princ modern në dritat që të verbojnë.

I njoh gurët e udhës që shkonte mes pyjesh
I njoh symbyllur qemeret ku ecën kuaj, krushq, kaçakë.
Para një sofre haneve të vetmuar kam numuruar yjet
Në duar kam shtrënguar në të pergamenët e rrallë

Më duket se kam 3000 vjet që eci e s’ndalem
me ca karvanarë në kuaj a mbi qerre lufte
Kam pëshpëritur fjalëngrohtat dhe në tufane
Buzë Shkumbinit kam hedhur një shall të kaltër në supe.

I kam ndier gjer në eshtër goditjet e çekanëve mbi çdo gur
Sikur e prek djersën e ballit të mjeshtrave të lodhur
e prapë kam qenë pjesë e karvanit me në ballë flamurë
Kam qenë udhëtari i një rruge që më ka bërë të pamposhtur.

Ballkani më është dukur sa një oborr shtëpie
Roma këtu po më duket sa një vrap kali larg
Mbi valë Adriatiku shkoj e vij si zgalem mes kaltërsie
një Egnatia të re ringrej brenda vetes ditë e natë.

Në një varg që rrëzëllin
Jepi jetës ditë të bardha!

One thought on “Poezi nga Namik Selmani

  1. Kur vij në Prizren, bëhem fëmijë që zgjon ninanana
    Në Kroin e Shatërvanit ndaj qindra trëndafilë të kuq.
    E prapë kthehem mes kujtimesh për përmallshme kurbeti
    Në një vatër ku zjarri i ndezur ka ende prush. > bravo.. poezi e mrekullueshme

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s