Poezi nga Ekrem Ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli

 

KAHDO…

Kahdo që nisem dhe kudo që ve
Portreti yt në çdo hap më ndjek
Ditën rrezet e diellit natën hënë e re
Mallit i ngrenë pritë e m’presin në shteg

Nisem rrjedhës lumit kredhur në mendime
Fërshëllej mes buzëve tënden melodi
Si n’shirit filmi përkujtoj t’bukurat kujtimet
Pëshpërima yte më krijon kënaqësi

Udhëtoj brinjë shpatit me këngë në buzë
Vargje hyjneshe më sillen ndër mend
Mbi kreshtë thepisur ti shfaqesh si muzë
Për ty hapat shpejtoj; s’më zë vendi vend.

 

THUAMA NJË FJALË…

Sa herë nis të shkruaj vargun për Ty
Seç më rrëmben një dallgë përmallimi
Shdërrohem në lumë shpërthej si lubi
S’di kush ka faj unë ti apo thjesht tundimi

Sa i qasem vargut shpirtin ma ngacmon
N’pirajkë i rrah fjalët unë me qindra herë
Dua të dalin të kulluara fjalë plot pasion
Jo thjeshtë gogësitje gërhama pavlerë

Për mallin tënd rëklleva unë dy gota verë
Mbi re t’mugëta m’buzëqeshi ai imazhi yt
Ndriu rrezja e diellit e dimri u bë pranverë
Silueta yte hyjnore vërtik m’i verboi sytë

Lehtas desha të të kapja për dore
Ndaj zgjata pllëmbën unë instiktivisht
Buzëqeshja jote u bë flutur bojëbore
Humba në kujtime unë përfundimisht

Më thuaj kur vjen nga prilli në mars
të pres në pragpranvere në datëshënuar
S’qaj për kohën as për vitet që lamë pas
Në ëndrra vetmitare pres i pagjunjëzuar

Ma thuaj me shpirt ti një melhemfjalë
Ta thurr një varg që do përballoj mote
Jo falë pakripë dosido gjellëshpëlarë
Që shpesh e dëgjoj n’gojë të k’saj pisbote

Dhe netëve të zjarrta kur po digjen yjet
Pas këngës gëzimplote lëndina do shkeli
Më zë skifteri zgjoj hënën e i trazoj pyjet
Fjalën t’kam dhënë s’jam pasqyrë berberi.

 

MË THUAJ SI TA DËSHMOJ…!?

Më thuaj si ta dëshmoj në të dua
Kur zemrën time s’e hapi dot
Zjarrin që digjet e kurrë s’u shua
E di veç i madhi Zot

Në dyshon në dashurinë time
Mbushma gotën brus me lot
Do ta pi me t’bukurat kujtime
Do ta zbraz me fund atë gotë

Nën shpuzë shpirti prushin ruaj
Me vite e vite nuk e lë të meh
Lotin tënd pres etjen t’ma shuaj
E shpirtin ngadalë sonte t’ma deh

Dashuria ime është trëndafil
Që duron vapën kur djeg e pjekë
Sfidon motet me shtrëngatë
S’thahet në dimërat me ortek

Në do të dish se sa të dua
Ndalo dihatjen sa ke mundësi
Në çastin kur t’i ndashë mish e thua
Zemra ime do të harroj TY.

Le të fryjnë erërat në vjeshtë
Le të vijnë të egrat dallgë stuhi
Dashurinë për ty MOLLAPJESHKË
E kam ngritur në PËRJETËSIE!

 

SI SHI PRANVERE

Si shi pranvere sikur të rrjedh nga retë
E mbi ballin tënd të bie ngadalë
Shpinëdora jote në çdo çast t’më prek
Dhe në majëmjekër rrugëtimin ta ndalë

Të pështillem shtatit tënd si pëlhurë kashmiri
Në këto ditë dimri që ta ndali ftohmën
Të t’mbroj nga fërgëllimet kur fryn zefiri
Dhe lëkurës tënde t’ia shijoj aromën

Afshin flokut tënd t’ia trazoj si valë puhie
T’pikoj luggjoksit si vesa në gjethe tërfili
Të tretem mbi gushë ku mjekra bën hije
E t’më thith lëkura jote aromë trëndafili

Pa çka nëse avulloj në atë kurrizpërrua
Ose shpinës tënde asaj shpatbjeshkë
Ndoshta në lugqafë ndalem për t’u shua
Shkrep shikimrrufe e më ndez si eshkë

Godit sa të mundesh goditjes s’i druaj
Gjuaj ti rrufe si vetëtimë godit
Me goditjet tua unë zjarrin e ruaj
Edhe pa goditjet një ditë do mbyll sytë

Ndaj bëhu shkëndijë dhe zjarrin ma ndez
Apo prushmallë që në zemër ruhet
Ky zjarr më mba gjallë s’më lejon të vdes
Prore e mbaj ndezur s’e lejoj të shuhet.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s