Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Shpirt i largët
 
Shpirti yt është shumë larg,
larg nga këtu.
duket i huaj
shfaqet si një natë e mjegullt
me shi e plot zhurmë.
 
Aty ku jeta ka ngjyrën e vrazhdë të Tokës,
ku njerëzit preken pa takuar dashurinë.
 
Në vendin e librave të lashtë dhe Muzikës antike,
në muzg blu të një shtëpie të qetë
nga dritaret letargjike,
ku deshifrohen heshtjet,
si historitë e vdekura përgjithmonë.
 
Mendimet bëhen të zbehta
si iluzion
në një ditë pa diell
në rrugët ku takohen me dhimbjen.
 
 
 
Trishtim
 
Trishtuar si një ditë dimri ndihem
në periferi ku ndodh vdekja e Qytetit,
ashtu si sëmundja dhe zia
një tingull i gjurmëve në një shtëpi të panjohur,
ashtu sikur fjalët: “ishte një kohë”
Që nuk kthehet më..
 
Takimi në sytë tuaj me ngjalli realitetin e ëndrrave,
dhe vizionet lulëzuan në diellin e Jetës.
në muzg helmuar nga shiu
një përjetësi e tërë i afrohet fundit.
Unë njoh qeniet misterioze tek ty,
udhëtarët nga destinacionet sekrete,
ku të gjitha zhurmat kanë ritmin e lamtumirës.
ndonjëherë edhe ju dukeni si një Panair i legjendave në shitje.
 
Është sikur të ikni sot
menjëherë dhe përgjithmonë
as vetë nuk e di ku shkon.
 
Ngrin si akulli në dimër
i ftohtë,
dhe unë në pritjen e stinës tjetër
peisazh i një natyre më të ngrohtë.
 
 
 
Mos…!
 
Mos ler që sytë e trishtimit të shuajnë shkëlqimin,
s’ do t’ ju mjaftojë drita kur të zbrisnin në realitet,
do ndiheshin të verbër përtej atij rrëzëllimi.
 
Mos u trishto nëse zëri juaj nuk arrin gjer tek mua
largësisë det,
kur në gjuhën tuaj ka mbetur vetëm emri im.
 
O fllad i zemrës, ledhatim
luhatesh e rrëzohesh ndër fushat plot gjelbërim
ndoshta në pranverë bashkë me lulet
zemra juaj do të kthehen përsëri tek unë.
 
Nuk më tremb egërsia e syve tu,
nuk me trembin as fjalët e kota
më trembin më shumë hijet e netëve të vona.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s