Poezi nga Gjergj Nikolla
BLETA
Në vite të thata në mungesë nektari,
Kur lulet stinore pa mjaltë janë të tëra
Kërcënohet bleta të vdesë më së pari,
Të mbijetojë mbledh pelimth nga mënja.
Në stinë të lagështa, kur s’ka gram poleni,
Ku çuditërisht shtohet dy e trefish tenja…
Bleta shkon tek qarri, thith tek varreni,
Në jashtëqitjet të tjera, po i mungoi mënja.
Gjallesë e çuditshme, bleta, e vetmja….
Për një gram mjalti thith një mijë lule,
Pasi udhëton mbi pesë kilometra….
Grerëzat koloninë e kanë pak më tutje,
Të egrat grabitqare, mbi kurriz të bletës,
Mjaltin jua vjedhin, me thumbat e vdekjes.