Poezi nga Skënder Braka

Poezi nga Skënder Braka
 
 
Zgjuar do të pres me shiun
 
Kësaj mbrëmjeje të vonë me shi,
ne ulur rrim të dy në një bar.
Deti zhurmon e tej era frynë.
Më sheh, buzëqesh e flet ngadalë.
 
Kjo më bën të besoj se në k’të botë,
asgjë tjetër s’ka veç teje më të bukur.
S’dégjohemi, por njeri- tjetrin e kuptojm.
Prej syve gjithçka ‘sdi pse na është zhdukur.
 
Pikat e verbuara të shiut heshturazi ti ndjek
Tek biem mbi xham, ndihesh e hutuar.
Të dua, të dua me vete murmurita, por s’di.
Në më thua mua, apo erës së tërbuar.
 
S`ka gjë se koha na shkon pa u ndjer.
Me të, na ikën dhe kjo vjeshtë e vonuar.
Më thua se diku larg, dikush është ndar.
Se ky shi i ftohtë, është lot i pikëlluar.
 
Pas pak, prej meje do të ikësh, e di.
Prej stacionit është larguar dhe urbani i fundit.
Në det një varkë përdhëmbet me stuhitë.
Tek ky bar do të pres, me shiu do rri zgjuar.
 
 
 
S’jam lodhur duke të pritur
 
Rrëmbem, o bukuri fluturake, rrëmbëm!
Me frymën tënde më hidh mbi shkëmbin e vrerosur
ku buzëqeshja jetime stukur qëndron prej të ftohtit.
Mbi valën e bardhë vërtitëm menjëherë,
Atje ku u pëlqen të cfiliten dragonjët e marrosur,
ku ferrin e vërtetë të mundem të ta ndjej thellësive.
 
Më vrit me shikimin tënd, më vrit!
Me të nxehtit e syve prej mermeri të ndezur.
Qerpikëve të mi ulu butësisht
Si kurora e gjelbërt në ajërin e purput të mëngjezit.
Pastaj në shtratin përvëlues të vullkanit më zbrit
ku prej orgazmës së tij janë çmëndur
të gjitha dashurit.
 
Më vrit me shikimin tënd e dashur, më vrit!
Strehuar jam atje, në mes të tokës dhe qiellit.
Pima mushtin e shpirtit me ëmbëlsinë e rrushit të pjekur!
Dhe shtydhma farmakun e paprëmbajtshëm të epshit,
me devotshmërinë tënde skllavëruese
prej femërores së brishtë dhe të heshtur
 
Merrëm, o dashuri bredharake erërash, merrëm!
Dhe një herë dërgoma shpirtin tim përtej varrit.
Se pa u lodhur prej pritjes,
në pritjen tënde i cfilitur kam shpresuar.
Si shelgu lotues jam tharë e tretur duke rënkuar.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s