Me këngën e shiut … / Prozë poetike nga Hana Xhihani

 
Prozë poetike nga Hana Xhihani
 
 
Me këngën e shiut …
 
Duke fjetur e dehur nga mendimet, që shpesh nuk i shpreh, gjumi e zë pa fjalë në jastëk mes ëndrrave.
Unaza e Saturnit në natën e gjatë i vërtitet rreth syve si lule dielli, duke rrotulluar emrin e tij në mullirin e zemrës së saj.
Të nesërmen mashtron veten me këngën e shiut, me vajtimin e gjetheve që shohin më pak qiell blu.
Një zgjedhje për të mos kërkuar dhe thënë ato fjalë, që shpërthejnë brenda saj.
Shoqëron ëndrrën si lëkura e butë e një bebeje, për ta mbyllur në një zarf.
Ajo di të ruajë mrekullinë e një ëndrre, sepse ajo gjithmonë ka qenë një ëndërrimtare e vogël, e çmendur.
Ajo e kuptoi mirë, që fati është i çuditshëm, sepse shpesh tallet, rrallëherë të argëton në kohë që nuk e pret.
E megjithatë, ajo përsëri gëzon.
E quan fat të mbulohesh në një qiell të yjtë.
Në një hënë në rritje…
Në një diell që ngroh.
Nuk dëshiron që hidhësia e kohës t’ia vrasë : –
As kujtimet…
As ngjyrat…
As dritën…
As emocionin…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s