Poezi nga Musa Dushica
Ç’ menduri…
Kur ç’menden djajtë, qiejtë duken të zinjë,
Ujërat përmbysin, çfarë gjejnë përpara,
Ndezin zjarret e mbetura nga thëngjij
Tundin male, shembin fusha, livadhe, ara…
Kur ç’mendën djajtë, prodhojnë heshta,
Nga hekuj të vjetër, të prishur, të ndryshkur !
Ditë e natë mbi kullë e çekan, verëra e vjeshta…
Miliona jetë të shuara, pemë të rrëzuara e lule vyshkur !
Kur ç’menden djajtë, mbajnë kuvende prrojeve…
Zanat nuk perkundin djepe, as këndojnë ninulla,
As pemet qelin,as bletët s’bëjnë mjaltin hojeve !
As bëhen dasma, as flamujt s’valojnë mbi kulla !
Kur tërbohën djajtë, shtrigat hedhin vallen vërdallë !
Kur tërbohen djajtë, tundet toka e qielli nga çdo anë,
Kur tërbohën djajtë, shekujt ecin mbrapsht, jo rrallë,
Nënat harrojnë foshnjat…e foshnjat emrin nënë …!!
O Përëndi, të lutemi e falemi e lutemi prapë !
Në emër të drejtësisë, se u lodhë njerëzimi,
Nga vuajtjet e trishtimet e jetes, në çdo hap…
I ço ditë me diell,për hirë të vegjëlisë, t’i kthehet gëzimi!
8 Marsi i nënës sime
Në vegjëli, këputa një lule në lëndinë,
Me vrap ia solla nënës :
– Një lule për ty nënë…
Urime 8 Marsi !
– U rritsh bir, lëre mbi oxhak…
– Më dhimset nënë, do të vyshket !
– Si edhe unë, bir..!
Sa mu dhimbs lulja, që do të vyshkej,
Se ishte vyshkur dhe mamaja, s’isha kujtuar…!
Në ecjen time, shoqëruar nga lulja e vyshkur
Dhe fjalët e nënës : “ – Si edhe unë bir…!”
Këngë e re…
Atë ditë, rastësisht u pamë, pas aq kohe të gjatë…
Anës rrugës qëndruam, të dy, të habitur !
Zemrat tona u ndezën, si trungje të thatë…
Si rrufe u hodhëm, në përqafim pa pritur !
Dy pëllumba të bardhë, sipër degësh, në park
Gushë me gushë qëndronin, si të dashuruar…
Bilbilat këndonin, sa bukur rreth e qark,
Gjethet fëshfërinin, lehtë e lehtë paluar !
Dhe qielli kaltrosh, atë ditë dukej tjetër,
Sikur edhe ai po gëzonte për ne.
Ne, të pa harruarit, lam këngën e vjetër,
Ashtu të pëqafuar, nisëm një të re..!




























Leave a Reply