Poezi nga Xhemajl Rudi
***
Dashuritë janë shkrepëtima të moteve
që ngjizen në zemrën e fjalës,
si mes ëndrrave,
që i ndjejnë kujtimeve të së djeshmes.
Dashuritë shfaqen në dritën e shikimeve
në sythe pemësh ku çelin si petale,
kur vijnë erërat e reja
e trungut ndjehet moti me shi ndër freskime
Dashuritë janë, si puhiza ndër shkrepëtima të kohës
aty ku shikimet janë në fjalët e netëve të blerta
kur hëna ndrit tej dritares
e yjet vallëzojnë, si ndër lëndina dhe ulen brigjeve të kaltra.




























Leave a Reply