Poezi nga Zeliko Qyra
Zeliko Qyra aktualisht është studente në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan.
Poezia ka qënë hobi i saj qysh kur ishte fëmijë, por fillimet e lëvrimit të kësaj gjinie nisën me pjekurinë e saj artistike dhe estetike. E mrekulluar pas elemntit natyrë dhe në gërshetim me ndjesitë e shpirtit ajo përpiqet të sintetizojë krijimet e saj, si mesazh për gjithë ornamentin jetë. Eshtë në fillimet e rrugës së poezisë dhe premton shumë në të ardhmen.
MEDITIM
Rri mbështetur në dritare,
bie një shi monoton,
hedh vështrimin tutje muzgut,
mendja për tek ty më shkon.
Në kraharor ndjej një boshllëk,
tek rri dhe meditoj,
ç’ udhë të marr këtë mrëmbje,
në ç’vend ty të të kërkoj.
Hap dritaren e thërras,
veç vetja më dëgjon,
dhimbja zbritur përmbi sy
faqes i pikon një lot.
TI S’ JE MË KËTU
Rend e heshtur kudo rreth teje,
të ndjej kaq pranë sot,
të mendoj, s’ je pranë meje,
dhe malli shumë më merr.
Ti ndodhesh larg, oh sa larg,
kaqë kohë pa të parë,
në sytë e mi ka ende lotë,
dhe shpirtin kam të vrarë,
Kaq rendje gjatë plot dashuri
e ditë të bukura gjallëri,
si ikën, u tretën më thuaj,
dhe unë sot, kaq shumë po vuaj?!
E gjithë kjo ndoshta duket,
për ty një histori
vështirë ta pranoj tek vetja
ndoshta ish marrëzi.
Përse të qaj? Eshtë e kotë,
kaloi kohë e gjatë,
premtimet gjer në përbetim
tashmë kanë ngelur veç kujtim.