Poezi nga Adem ABDULLAHU

Poezi nga Adem ABDULLAHU

KISHTE NJË FJALË PREJ GURI

Rrënjën kërkoi në tokën e kuqe Ilire,
etjen shuajti me shtambë botte,
gjithandej kërkoi fjalën prej guri, pa hile,
në Anadoll, Londër, Paris,kudo kërkonte.

Këngën e qyqes dhe varrin gjurmonte,
shpend që ngadalë zdukej,
zhurma e hutinit veshin ia gjëmonte,
sarajeve të bardha përsëri futej…

 

KËNGË TË PAKËNDUARA

Këto nuk janë vargje,
këto janë shpirti im,
plaga ime…

Lotët e mi janë këto,
të cilët rrjedhin
netëve me shi…

Hija e bukurisë
dhe lulet e pranverës…

Këto janë ngjyra e gjakut tim,
frymëmarrja,
mushkëritë e mia…

Ashti im,
janë forca ime…!

Po, vargjet janë arsenali im
dhe lulet e mia…

Vargjet, këngët…,
janë këngë e këngëve të mia
të pakënduara!

 

KËRKO DURIMIN ME FALJE

Për të synuar lartësinë Qiellore,
ul kokën poshtë, në sexhde.
Falëndero krijuesin o njeri i mirë,
si falënderim Zotit që na nënshtroi:
qiellin, diellin, hënën, yjet,
erën, tokën, bimët…

Lartëso Krijuesin
që ka krijuar gjithçka.

Me dorëzimin në Zotin
vet ulemi e vet ngritemi,
kërkojmë durimin me falje
me sexhde…me dhurim nga
hallalli…!
Atë që duam dëshmojmë,
dëshmojmë me vepër për Zotin.

Frika nga Allahu është lartësim,
sikurse Dashuria për Të.

Lum ai që është i matur, mesatar
e i kënaqur.
Jeta njerëzore është hyrje nga njëra derë,
dalja në derën tjetër të kësaj bote!

Dhimbjen e hidhërimin e kësaj bote,
ia lë Zotit në dorën e Tij.

Zoti na bëftë pjesëtar
të njërit nga shtatë xhenetet e Tij.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s