Poezi nga Sinan Vaka
FLIRTI
Shpeshherë pyllit qeshin ndjenjat.
Rubinë vese ngelen prej natës.
Në anësi tek manaferrat,
Humbet gëzimi paqedashës.
Të trembur hapit tone brofin
Një lepur fshehur me magji,
Një ketër hokatomba degësh,
Një gjarperushe në shulli .
E trembur ti, aq sa ata,
Shtrëngohesh fort pas vetes sime,
Moj fëshfërimë, tjetër ç’ ka ,
Pse nuk nxjerr ujkun për flirtime…
SHIHEMI VERBIMIT
Qiell i mugët, përleshje titane,
jehonë që zvarget kuçedër.
Një gjarpër i zjarrtë diku vetëtin
dhe shihemi verbimit të dy .
Jetojmë e dashur në terrin që nxin,
në kohën me dhimbjet në sy.
DËNIMI
Në çlodhjen plagë të mesnatës
s’e gjej dot paqen e dëshiruar,
si teh vrastar për shpirtin plasës,
përgjon portreti i paharuar.
Dy sy, dënimi ngrihet heshtur
dhe endet rrugëve të ëndrrës,
si një fantazmë e zemëruar
kërkon shpagimin e saj të zemrës.
“S’të kam haruar”, – them me vete
në mjegullsi, në tis të hirtë,
Ajo zgjat duart…. “ ah, ku vete ?”
që ikën kaq i pamëshirtë…!