WILD PEARS (GORRICAT) / By: Agron Tufa

Agron Tufa

 

WILD PEARS

During those days they organized the break under a wild pear tree in the slope. We unloaded the packs of woods. Our hungry eyes were all the time in the boughs full of wild pears. The two sergeants picked the reddish fruits and bit them. One of us begged to the sergeants to take some of them. They whispered something with each-other.
– Only at one condition, – said sergeant Selfo, – if you dance here around the tree.
There were no answers. When Selfo put out his pocket watch, the same woman said:
– Deal!
And danced around the tree. Without me.
– And you, wife of a reactionary, why don’t you dance?
– I don’t feel like, – I replied.
– Well, well… Wife of a reactionary, and full of claims as well! Well, if you don’t dance, you don’t get wild pears!

 

GORRICAT

Pushimin na e bënin ato ditë nën hijen e një gorrice në shpat të malit. Shkarkonim barrën e druve. Sytë tanë të uritur mbeteshin në degët e ngarkuara me kokrra të pjekura. Dy kapterët këpusnin kokrat e kuqërremta dhe i kafshonin. Njëra nga gratë iu lut kapterëve të merrnim ca kokrra. Kapterët diç pëshpëritën mesvedi.
– Vetëm me një kusht, – tha kapter Selfo: – nëse hidhni valle përreth trungut.
Nuk pati përgjigje. Kur Selfo nxorri sahatin e xhepit, e njëjta grua ia pat:
– Dakord me kushtin!
Dhe hoqën valle rreth trungut.
Pa mua.
– Po ti moj, nuse reakcionari, pse s’kërcen?
– Nuk më kërcehet, – gjegja.
– Pa shih, pa shih… Edhe nuse reakcionari, edhe buzëhollë! Mirë… nuk kërcen, s’merr gorrica!
– Ani, kapter, – gjegja, siç qeshë, e ulur mbi barrën e druve.
Ndjeja bezdinë e vështrimeve të tyre djegëse. Me veshët pipëz kapa copa të kuvendimit të tyre.
– Këpute! – thotë kapter Selfo.
– O, ç’të këputur! – thotë kapter Tomi.
– Sa e ke të freskët e kam fjalën… Ndryshe, pas dy-tre muajsh e ke skelet… kockë e kokallë… – hungërin dhe qesh me goditje tjetri.
– Pse, ç’më pandeh ti mua a derëzi, qen që turret mbi kocka? E kandis unë…
Hedh sytë në rrethin e grave që sjell vallen rreth trungut. E vetmja “e freskët” mes tyre jam unë. E ardhur para një jave. 21 vjeç. Për herë të parë i pata zili skeletet e tyre.

Nga libri “Kur këndonin gjelat e tretë”,”Onufri”, 2019

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s