Poezi nga Maria Kuçi

Maria Kuçi
 
Maria Kuçi lindi në 30 qershor 1967 në Fterrë të Sarandës në një familje të thjeshtë por me kulturë të gjerë e një librari të pasur
Nuk ju dha mundësia e arsimit të lartë si bijë e të persekutuarit politik (i ati ka bërë 7 vjet burg politik). Që në rini adhuronte dhe pëlqente të shkruante poezi.
Në një fletor katror mbaja të shkruara poezitë e mia që ja lexoja vetëm vetes. Në vitin 1992 emigroi në Itali me familjen e saj, por libri përsëri ngeli miku më i ngushtë, ku ajo përpiqej të kuptonte dhe botën e saj.
Në vitin 2013, rinisi të shkruante sërish poezi publikuar këto dhe në gazeta e portale online.
Ka publikuar vëllimin poetik “Një kupë qiell” dhe ka në proçes botimi vëllimin tjetër të radhës.
 
 
Krahina ime (Labëria)
 
Qeleshe të bardha hidhen mbi kreshpat e tua
Prej dorës qiellore që nuse të stolisi ty
Malet rreshtuar si fëmijë të kapur përdorë
Me fustanellat me pala se ky vend quhet Labëri .
 
Majat e larta zgjaten si të kapin yjet
Në këmbët e tyre valët me brigjet lodrojnë
Përcjellin aromë pishe dhe ahu pyjet
Përzihet me flladin e jodin e deh kjo aromë.
 
Këtu zoti ka ngritur hojet e mjaltit të shpirtit
Me frymën tij të shenjtë brumin gatoi
E buzës i fali dallandyshje qumështin e gjirit
E sytë i bekoi të ishin porsi shqiponjë.
 
Fjalën e gdhendi me dalten e tij ëngjëllore
Që peshë tu kishte e vlerë si flori në kuvend
Shamizezat i veshi me shpirtin e bardhë si shtatore
Balli të ishin ,zonja e trime me mënd .
 
Ketu derdhet rakia në dasma e pritje miku
E zemra hapet e ciltër bujare flori
Këtu fjala jepet e besa është më e fortë se celiku
Se kjo tokë e bekuar quhet Labëri !
 
Erë trëndeline dehen livadhet e tua
Aromë dashurie e ciltër buron nga cdo gji
Ninullat këndohen edhe duke vajtuar
Se asgjë si mposhti Labet ..as luftë as stuhi.
 
 
 
SHALLI I ZI
 
Sot më mbështolli kujtimi jot
të dy liqenet mi mbushi plot
rrëkeza nisën e zbritën poshtë
–shalli i zi–
 
Sot të kisha pranë më ngrohe fort
mbështolle shpirtin si rreze e ngrohtë
t’ mbaj si më të shrenjtë në botë
–shalli i zi–
 
Të mbaj në syrtar si në kasafortë,
si një diamant që nuk ka shok
me asgjë s’ të krahasoj dot
–shalli i zi—
 
Ti ke aromë esence të fortë
aromën tënde e ndjej dhe sot
nuk e kam larë e se laj dot
–shallin e zi–
 
(Shalli i mamasë time ka aromë nëne)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s