Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

O Perses!

Dëgjoj kambanën tonë
Tuajën dhe timen, timen që ther
Një pikëz, përpara tragjedisë suaj.
Një komedi, dhe një derr.

Perses!
Më merrni mes jush, të klith aty,
sepse më vjen turp këtu
KËTU, e këtu t’ më dëgjojnë
me zërin tuaj të mbështillem me ju
Evripidh e Sofokli, t’ më lakmojnë.

O Perses, o, si unë, e në fatin tragjik
duke shqyer gjoksin e me zë histerik!
-O në tokë u bë navmajxia!
O, u zhduk nga TOKA mirësia!

Oh, unë e zeza, e shkrteta merimangë
për lakun tim, që i shndriti në diell fija
O, qaj për veten, zemrën time, nën një shtangë
qaj si Motra, tragjedia dhe e bija…

 

Vullkan

Jam femër , po jam djali i Irës
Nuk po duroj dot, më lartësitë
Rashë aq poshtë në tokë prej dëshirës
Të bëj dashuri e të rënkoj.

Trupi im i dielltë përpëlitet
I nxehti shpirti i thellë, godet në kokë
Male e fusha pyje po tronditen
Porsi llavë e ëmbël nëpër tokë
Rashë aq poshtë në tokë, e po çaloj.

 

***

Rozafat,
boll fjete!
Është radha ime
tani,
tani të shtrihem
në themel të urës
me njërin gji jashtë
të majtin,
të majtin
Atë që më dhemb….!

 

Lulja e nuse Kones

a e pe ç’ i bëri, shtriga nuse Kones,
ia mbyti dasmorët brenda në gji…

e kryqëzuan natën, pas magjive të moçalit,
e mumjëzuan, pluhurosën, gipsosën nën shi…

ooo-oh…, akoma i dhemb shpirti nuse Kones së Arëmënëve,
po ti, ti, edhe tiiiii…Mos më prek! Mos më prek! Mos më prek!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s