Shtëpia Botuese “Emal” publikon vëllimin poetik ” Hënë mbi kodra ” të autores Rudina Muharremi-Beja me redaktim dhe parathënie nga Demir Gjergji

Shtëpia Botuese “Emal” publikon vëllimin poetik ” Hënë mbi kodra ” të autores Rudina Muharremi-Beja me redaktim dhe parathënie nga Demir Gjergji

Titulli: Hënë mbi kodra
Autore: Rudina Muharremi-Beja
Redaktor: Demir Gjergji

“…veten, nga vetja krijojmë…” – Rudina Muharremi-Beja

Edeni i poezisë…

Rudina Muharremi-Beja, brenda pak më shumë se një viti, është shënuar si një emër i njohur i poezisë, jo vetëm në vendlindje, ku tashmë e përmendin me krenari krahas Ibrahim Kodrës e figurave të tjera të dëgjuara ishmake, por edhe në arealin bashkëkohor të letrave shqipe. Në rrjetet sociale, poezitë e saj priten me kërshëri, lexohen me vëmendje dhe emocion duke u vlerësuar si krijime me nivel artistik dinjitoz.

Si argument, mjafton të përmendim disa prej zërave të rëndësishëm të letërsisë dhe mendimit letrar shqip si Bardhyl Londo: “Poezi në natyrën tënde, e denjë për një dhimbje të madhe, se ti je një poete e formuar!”

Rudolf Marku: “Poezi kaq e bukur, sa më befason.”,- dhe më tej: “Poezi me ngarkesë të rënd[ dramatike, me një ritëm që bie si sëpatë (“…të cungëtat fjalë…”), enigmatike, aq sa i duhet poezisë së vërtetë. Përgëzimet e mia, Rudinë!”

Preç Zogaj: “Thellësi mendimi dhe dramacitet ndjenje në një figuracion elegant e befasues.”

Timo Mërkuri: “Mjeshtre e metaforës që flet nëpër vargje, e admiruar nga lexuesit, e soditur hutueshëm nga kritikët, ndonjëherë e parë edhe me zili prej poetëve”

Para do kohësh, Preçi më kërkonte me këmbëngulje librat e saj poeti të botuar dhe, pas leximit të tyre, shprehej po aq entuziast sa unë në këtë parathënie për poezinë e saj.

Rudina Muharremi-Beja

Një zonjë e lartë që nuk mund të thuash se kolovitet po si e tillë në shilarësin e jetës, përkundrazi, Rudina është një nënë, një grua, një qytetare që statusi i vështirë prej emigranteje e detyron të lodhet përditë duke u ndeshur me vështirësi dhe pengesa për të përballuar me dinjitet nevojat e jetës. Në këtë sfidë, gjithësesi ajo gjen orët e poezisë, që ajo i quan çastet e Edenit apo të Eldorados së saj, gjen mundësinë për të udhëtuar në metaforat, vargjet dhe motivet e krijimeve të veta, të cilat brenda harkut të një viti janë përmbledhur jo në një e dy, por në 6 libra të botuar!

Por nuk është sasia e botimeve që të bën përshtypje teak kjo autore, më shumë se sa rritja e saj si poete nga libri në libër. Siç e kemi vënë në pah edhe herë të tjera, dhe siç e thamë edhe më lart, Rudina ka një rritje befasuses si poete, e cila vjen e kulmohet tek kjo përmbledhje me titull sa lirik aq edhe meditativ e që të çon natyrshëm në Ishmin e autores, me kodrat e buta dhe hënën e mbrëmjeve mbi to, duke të ftuar menjëherë në një botë plot mistere, mall, shenja e ngjarje, me thellësi të madhe mendimi që shtrihet në një hapësirë motivesh, të cilat marrin udhën pikërisht nga oborri i shtëpisë së saj, ku nëna e pret gjithnjë te pragu dhe i ati, te mermeri i përjetësisë,…

(“…Ndërsa oborrit të vjetër,
buzës prej mallit plasaritur,
trëndafilë rebelë shumëngjyrësh
nën kujdesin e Zotit,
çilnin më të bukur se të Rilkes…”)
…që ecin nëpër kalldrëmin e ashpër të kësaj krahine,…

(“Kalldrëmit të udhës së vjetër,
ku ëndrrat fshehtas udhëtonin,
përmes brishtësish,”)

… kapërcejnë kodrat dhe vazhdojnë lundrimin a fluturimin përtej deteve e qiejve për t’u kthyer përsëri tek ai prag i përltour dhe i pazëvendësueshëm.

(“Ah, Dheu im,

tek pret Persenë,
që kryet t’ua presë të gjitha meduzave,”)

Dhe leximi i një poezie të tillë, i diktuar nga ngarkesa emocionale dhe niveli artistik, vazhdon i pashkëputur.
Ndërsa klepsidra e kohës në jetën e poetes vazhdon të kthehet përmbys ose përsëmbari… sa herë s’i mjafton rëra…

 

Demir Gjergji, Tiranë, verë, 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s