Poezi nga Arqile Vasil Gjata

Poezi nga Arqile Vasil Gjata
 
 
MË PRIT TE KODRA E KUKULLAVE
 
E dashur, eja!
Eja të çlodhemi livadheve të kujtimeve tona!
Më prit tek Kodra e Kukullave,
të ngremë balona si atëherë kur u dashuruam…
Eja e dashur!
të pres në Anfiteatrin e çudirave,
atje ku vallëzojnë vetëm erërat.
Sa shumë u ngjaje bukurosheve të antikitetit!
E bukur ishte ajo ditë,
emri yt sup më sup me buzëqeshjen e syve,
të kujtohen trëndafilat?!
Mbi shkëmbinjtë e thinjur
e çuditshme është jeta!
Po ja..e dashur,
filluan të bien gjethet e fundit,
në përshpirtjen e udhëtimit rrugëve të lotit
kujdes të kesh nga retë!
E dashur,
eja në funeralin tim,
thjesht me fustan veror.
Edhe pse do t’jetë e dhimbshme,
ti, me buzët e kuqe do puthësh heshtjen…
Të pres, eja!…
 
 
VARRIMI I MARINAARIT
 
Këngët e erërave detare
enden përreth,
një anije e madhe lodhur nga dielli
lundron e frynë një fllad…
Thellë në oqean,
nën algat dhe guaskat
mbretëria e peshqve
ka hapur një varr për marinarin,
varr me rërë dhe ujë të kripur…
Peshq me sy të përlotur,
shoqërojnë kortezhin nënujor
të marinarit!
Delfinë veshur në zi
këndojnë këngë vajtimi
të riteve detare…
Në të gëdhirë,
kur zogjtë prekin hapsirat,
mbi kuvertë, lundërtarë të përhumbur
me arkivol ndër duar, në heshtje
e lëshojnë mbi spirancë…
Tufa pulëbardhash,
lidhur krah për krah,
qajnë me ligje për mikun e tyre
marinar!
 
 
NUK PATA KOHË TË QAJA!
 
Me zërin e vjeshtës erdha tek ty
kur era valviste gjethe.
Unë jepja e merrja me buzët e tua,
kur t’i putha ata sy
nuk pata kohë të qaja,
 
m’i thave lotët me puthje!
Qava me ngashërim
kur era…
të zhveshi lakuriq,
të bënim dashuri.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s