Parathënie e vëllimit poetik “Shpirti im në blu” : Blu dhe kaltërsi vargjesh në qiellin poetik të Sonja Haxhiut / Nga: Agron Shele

Blu dhe kaltërsi vargjesh në qiellin poetik të Sonja Haxhiut

“Shpirti im në blu” është vëllimi poetik më i fundit i autores Sonja Haxhia. Por çfarë është kjo ngjyrë poetike, ky pehash që ngjyros fjalët dhe depërton pas muzës krijues të një Hëne në përthyerje, të një shelgu që përkulet nga dhimbja, të një porte që hap dyert dhe bekon njeriun, të një imazhi që përshfaqet si më e shenjta e botës “Nënë” dhe ngjyros me ngjyrën e shpirtit, atë që shkëputet nga egzistencialja e përkohshme dhe e kthen në përjetësi?! Udhëtimi përmes fjalës dhe poezive te saj të çon në një botë që përfshin gjithë larminë jetë, duke filluar me egzistencializmin, si mendësi dhe mundësi për të shprehur gjithë obsesionin krijues, si hap po dhe gjurmë e hedhur drejt asaj të nesërme që kalon përherë mes parafytyrimit të natyralizuar një me kohën.

“Sa mijra vjet mendimesh…
Brenda një mendjeje në revoltë ,
unë përsëri ndihesha e lumturuar,
duke kërkuar paqe,
në prehje të shpirtit tim universal,
ku besnike ishte veç mendimi im.”

Vetëm në këto pak vargje percepetohet udhëtimi i gjatë i njeriut, si mijëra vite misteresh, përherë në revoltë me atë që cënon drejtësinë hyjnore, si ide por dhe vizion i një paqeje që afron shpirti universal.

Sonja Haxhia

Depërtimi më i thellë në poetekën e kësaj autore të çon tek besimi dhe kryqi i shenjtë, tek peisazhet dhe lulet blu, mbjellur nga duart e një nëne të përkorë dhe lulëzuar dhe më bukur, si frymë e shpirtit të saj dhe shëmbëlltyrë e një ikone që udhëheq në përjetësi.
Metamorfoza e vargjeve dhe nocioni psiko – social – filozofik është përpjekje por dhe mison në përballje dhe konfrontim me kontravesin shoqëror. Vështrimit të saj të mprehtë nuk mund ti shpëtojë fenomeni, si koncept negativ dhe shpërfytyrim i qenies në kufijtë e paradoksit.

“Asgjë …

Tani dhe toka është bërë më e trazuar,
e tmerrshme,
si vetë qielli mbyllur në masive gri
Koha është sëmurë,
as fëmijët nuk luajnë më si dikur ,
as sytë e vajzave nuk e kanë më shkëlqimin aktraktiv
dhe djemte tashmë janë të zhytur në kumar, smog e trisht.”

Ky realitet tashmë është i përbotshëm, veshur me ngjyra gri, ku shkëputja nga format sociale po produktojnë një qenie përherë e më të vetmuar (as fëmijët nuk luajnë më si dikur), larg virtytit dhe atij afeksioni (smog e trisht), që thellë në ndërgjegjie kanë prekur vlerat etike dhe humane njerëzore.

Sigurisht që dhe tematika lirike zë vendin e saj, duke ardhur si ornament, por dhe fluiditet i një shpirti të endur në dlirësinë e ndjenjës.

“Unë jam si shiu,
vij me erën e largohem.
Ti je vetë toka,
përmbushur gjithmonë nga gjelbërimi.
Unë jam në shtegëtim zi zogjtë
e ti je qielli ku fluturoj.
Unë jam drita e zbritur mes vegimit
e ti zjarri i djegur perëndimit.”

Harmonia e gjithë elementëve; natyrë e shpirt, shi e lot, erë dhe ndjenjë, gjelbërim e lumturi, shtegtim e arratisje, dritë dhe vegim, zjarr e dashuri, janë pathosi dhe ndjeshmëria e çdo sentimenti që thur lajmotiv në mbarë frymën lirike të autores.

Sonja Haxhia përmes këtij vëllimi poetik vjen në unison me vizionin e shprehur për një art sa më kreativ, plotësim i një bote shpirtërore dhe njehësim një me univesilatitetin mendim bashkohor sot, si pjesë e pandashme e një shoqërie që evolon përbrenda gjithë hapësirës që e përfaqëson, por dhe esenciales që përherë e më shumë e shtyn drejt kufijve të pamundësisë tonë.

Agron Shele, shkrimtar, poet

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s