Poezi nga Xhemi Nokshiqi Muzai

Poezi nga Xhemi Nokshiqi Muzai

 

VEZULLIMI

Ku ti fsheh mendimet e mia ?
Në qiell prapa hënës, ku yjet flenë
apo më mirë në fund te detit
ti gllaberojë ndonjë balenë?

Mendimet per ty më coptojnë
Çdo orë ,çdo ditë dua të harroj
apo të fshihem unë pa lënë gjurmë.
Jo jo, nuk mundem, të adhuroj.

Le të mi vjedhë dikush mendimet
të hujë si hajduti, që s’ kapet dot
Nuk do bëj zë t’i çojë ku të dojë
do qaj sigurisht, do qaj me lot…

Luftë të kundertash kam hapur vonë
mes dashurisë, mendimit, gjykimit
E di që dielli të ngroh në mëngjes
në mbremje shkon drejt perëndimit….

Ku t’i fsheh mendimet e mia ?!
Nën hënëz të qerpikëve të tua !….
Kur të rikthehet si imazh dashuria
vezullimi i yt, si vargjet e Uitmanit
Në pranverë te pragu;
A do qash per mua?!

 

TE YJET E KE FOLENË

Mendimet e harruara të njerëzve i mblodha
që nxitonin të kapnin rrugët e jetës
e shpirtit tim fluturak ia hodha
të ushqejë shpresën me agimin e vesës

Benzinën që djeg ia hodha zjarrit
me flakë të dashurisë
të ushqej zemrën tënde të dlirë
engjëllushe e bukur e perëndisë

Ndjenjat i shfrenova për një çast
mbuluar me lotin e mallit
Të genjej detin e t’i marr ujin e cekët,
të thur merimagën e natës
me heshtjen e shkëmbit…

Me dritën e syve të saj të vrapoj
të kap majën e qiellit
kaltëresitë prej valësh të shkumëzuara
t’ ia bëj kurorë në flokë trillit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s