Mapo Letrare (suplement) /  Redaktor përgjegjës: Mark Simoni

Mapo Letrare (suplement) 

 

E ÇFARË I DUHET ME TEPËR

Një gazete letrare, për të kënaqur lexuesit, për të frymëzuar krijuesit dhe për argëtuar njerëzit e kultivuar të kohës së lirë SE SA
# Një cikël poetik i mrekullueshëm i RUDOLF MARKUT, këtij krijuesi exelent, që letërsinë e ka ndërgjegje të epërme dhe frymë, poezinë e ka patologji, dhe që i ka dhënë lexuesit prej 50 vitesh kënaqësi estetike dhe letërsi të paparë.
Njē interviste shume interesante e poetit boshnjak Nermin Delić , perkthyer nga i talentuari Alban Tufa
# Dy tregime, të dy autorëve krejt të ndryshëm e të veçantë, që i bashkon talenti dhe arti i të shkruarit bukur, por që i ndanë specifika e mënyrës se si proçedojnë me tekstin, subjektin, imazhin.
ODISE KOTE me një tregim elegant, interesant, shkruar me shumë finesë dhe krejt konceptualist.
Ndërsa ARBER AHMETAJ krejt në stilin e tij, që mrekullon me gjetjet, zgjidhjet dhe narrativën.
# Një ese e shkruar me shumë klas nga i mirënjohuri MITRO ÇELA që ndërthur në harmoni memuaristikën e këndëshme, historinë racionale, humanitetin dhe gjykimin.
# ROZANA BELLI, përherë e këndëshme dhe e kultivuar njëkohësisht me përkthimet e saj, sjell për lexuesin tonë dy poetë turq shumë interesantë.
# Dhe menjëherë në prozën e huaj një përkthim i tekstit të Umbero Ecos, shqipëruar nga i talentuari REZAR DIZDARI, që me korrektësi, skrupulozitet, vërtetësi dhe si një misionar i devotshëm, na sjell në shqip kolosin e kultorologjisë.
# MERI LALAJ në rubrikën In Memory ka një fragment që ka brenda vetes dhe art, dhe sendiment, dhe dhimbje, dhe kujtesë, dhe brishtësi.
# Për Izabell Aliende shkruan GLADIOLA JORBUS, dhe na e sjell kaq bukur pranë një pjesë të karakterit të saj krijues.
# Me një mjeshtri të rrallë ELONA ZHANA, luan me shumë siguri dhe inteligjencë në dy terrene letrare njëherësh, duke i njohur të dy, edhe realitetin edhe absurdin.
# Kronikën për aktivitetin e promovimit të librave të Zenun Hysenukajt, së bashku me tri poezi të këtij autori na i sjell LULZIM LOGU. Vlen të përmendet se poeti HYSEN UKAJ është njëri prej poetëve më të spikatur alpin, një prej vokalëve më të këndëshëm të zërit të poezisë në qarkullim, një poet krejt ndryshe.
# Suplementi mbyllet me një tregim të RUDINA MUHARREMI BEJA. Eshtë enkas në mbyllje, për ti lënë një shije krejt të mirë lexuesit me këtë tekst të shkruar kaq bukur, me shumë ndjesi e kujdes, hijshëm dhe këndshëm.

 

Redaktor përgjegjës:  Mark Simoni

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s