Bardhyl MALIQI (Albania) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

 
Bardhyl MALIQI (Albania)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
Lindi në 19 korrik 1955, nëKonispol. Ka shkruar 21libra, prejtë cilave po përmendim: “Shije të rrezikuara”(ese), “Qortimi i hartimeve (studim), “Etika rrjedha vetëkomunikimit” (studim), “Pasqyrat” (poezi), “Morfologjia” (tekst për studentet), “Ankthi i statujave” (libër me poema shqip-anglisht), “Perandoria e zogjve” (pema) nëanglisht, italisht, kroatisht, rumanisht,greqishtetj. “Detyrat e shtëpisë” (ese), “Mësimdheniadhevlerësimietik”, (studim), “Tejportavetëjetës” (novelë), “Presheva-nusepërdëllimi” – poemë impressive, “Shprehësiimagjinare e botëssëfëmijëve” – Krijimtarialetrarepërfëmijë e Mexhid Mehmetit, etj.
Kafituar 19 çmime rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare për veprat letrare dhe konkurse artistike, ndër të cilat veçojmë: Çmimi special ndërkombëtar (për poemat“Perandoria e zogjvedhe Ankthi i statujave” Birds Empire & The Anxiety of Statues, marrë në Kongresin e Dytëtë Uneskos për letërsi në artet dhe shkencën, zhvilluar në Atalanti në tetor 2011.
Çmimin e Maratonës Poetike Ndërkombëtare të Sarajevës me ciklin poetik“Kur ndriçojnëpikëllimet” (Literary Aëard for the poetry cycles “Ëhen sorroës gloë”), Çmim Special për poemën“Akuarel për Zagrebin” dhënë nga Panteoni Paneuropian i Kulturës Kroate dhe Shoqata e Artistëve shqiptarë “DEA” të Kroacisë.Si drejtues mësimor i rretheve letrare ka fituar 29 çmime rajonale dhe kombëtare të nxënësve dhe studentëve të tij. Ka qenë Trajner për efekt Atestimit përmësuesit 1984-2006,
Ka botuar 879 artikuj, mbi 300 prej tyre të botuar në shtypin letrar e pedagogjik: Drita, Nentori, Mesuesi, Revista pedagogjike, Aks, Ndryshe, Nacional, Fjala e lire, Galaktika Atonis, Zemra shqiptare, Illyria (nëShBA)etj. Ka kryer 174 redaktime librash nga autorë të ndryshëm në poezi e prozë etj.
 
 
N’ART-A
 
Narta ime, sinqerisht nuk e di se çfarë je ti?
Ti që shtriqesh kaq hijshëm në krevatin e tokës,
si një grua që m’i zbulon hiret,
format dhe lakoret e kurmit tënd të bukur.
Narta ime, që në rini kisha dëshira të shndritshme për ty,
makthe dhe alunaçione,
ëndrra dhe ereksione;
veçanërisht kur më fshiheshe pas çarçafit të mjegullave,
mezi prisja të më ndillje sërish;
dhe pas shiut, kur qielli shndrinte si qelibar,
ti më thërrisje me zërin tënd femëror,
me trëndafilat e egër me aroma kundërmuese,
me krojet ku doja shuaja etjen,
por më ndalte kloni dhe teli me gjemba…
 
Tani që jam i lirë, krejt i lirë
të rend pas mjegullave, t’i qasem trupit tënd të kolmë,
të t’i pushtoj territoret e virgjra,
tani s’më lë xhelozia e gruas,
që më akuzon pse kam flirtuar gjithë jetën me malet,
me kodrat dhe fushat, me pyjet dhe lulnajat.
Apo ndoshta gruaja s’më flet?
Në fakt, ajo ka kohë që m’ka falur veset,
i quan ato fiksione të një poeti,
terratisje të tij shpirtërore…
 
Ndërsa ti , Narta ime, ti që më kundron nga larg,
që ke vite që i ke lexuar dëshirat e mia të fshehta,
buzëqesh dhe thua si me tallje,
u plake, or mik, u plake,
hapi tënd si kap dot lartësitë e mia,
tani shkrep aparatin, kap imaxhe
dhe jeto me fiksione…
 
Por në fakt nuk janë krejt fiksione,
se jo më kot i doja vajzat që banonin në këmbët e tua,
të lagjes së vogël të Qesarajzës.
Ato më dukeshin të gjitha si zana,
se ato ishin rritur me bukën e arave të tua,
me frutat e begata të bimësisë tënde,
me qumështin e gjinjve të tu të bukur,
që mbetën ashtu të epshëm,
se ti s’plakesh kurrë, mikja ime,
N’art-a ime, dashnorja ime në përjetësi!
 
 
 
NDËGJEGJA E BARDHË EDRITËS
 
Ndëgjegja e bardhë e Dritës zbulon papastërtitë,
zhulin në rrobat që kemi veshur, kollaren e lidhur keq,
rrugët përplot lëvozhga, portat e shqyera
dhe afeksionin mashkullor për biondet sipër dreq!
 
Kur ndizet drita, llamba e vemendjes
pluskon dhe befas ndriçojnë gjerat e vogla,
zgjerohet vetëdija dhe natyra, të tjera kuptime
bota ka dhe të tjera të merr qenija!
 
Kur ndriçojnë gjërat e vogla mëson ta duash botën,
ta matësh me majën e gjilpërës, me lente mikroskopi ta kundrosh,
të dish se ku do të shkojnë dallëndyshet nëpër vjeshtë,
dhe ditën e kthimit të tyre kurrë të mos gabosh!
 
 
 
NATYRA BREDH NË RRUGËT E ERËS
 
Natyra bredh në rrugët e bukura të erës,
se rrugët e erës janë si pista vallzimi,
në livadhe natyrore apo salla luksoze,
ku mund të çelin lule të bukura gëzimi.
 
Vasha e vogël me fytyrë krejt ëngjëllore,
me buzëqeshjet e bukur të gojës burbuqe,
këndon e shndritur nëpër kaçurelat e verdha,
e jashtë qeshin lulet dhe fërshëllen miss era.
 
Natyra tregon format e saj të mrekullueshme trupore,
relievet e përthyera, ujrat e velëzuara, fytyrat ovale,
këngët e zogjve, që era i rrëmben e të magjepsin fare,
ndërsa unë e thyej karantinën i vetëm si kaprolli në male.
 
Edhe këtu jam prej ujqëve krejt i rrezikuar,
se ata janë të uritur dhe më skërmitin dhëmbët,
por unë kam ardhur në botë të mbjell dashuri,
më thotë shpirti në shkrepat ku më baresin këmbët.
 
Ujku ka shpirt, paçka se ziliqar për gjenë e tjetrit,
kështu e kemi një huq të ligsht edhe ne të vjetrit,
kaproj dhe ujq, lepuj dhe zogj, bijë të natyrës jemi,
pas saj në rrugët e bukura të erës kudo vemi….
 
 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s