Mexhid MEHMETI (Kosovë) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

 
Mexhid MEHMETI (Kosovë)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
Mexhid MEHMETI, autor i 45 ve¬pra¬ve (poe¬zi, poema, tregime, novela, ro¬ma¬ne, dra¬ma, kri¬¬¬tikë letrare e publi¬cis¬tikë), i prezantuar në disa anto¬logji po¬e¬ti¬ke, tekste univer¬si¬ta¬re, leksikone, al¬bu¬¬me, bo¬ti¬¬me kri¬tike, në shq¬ip, ang¬li¬sht, itali¬sht, gjer¬ma¬ni¬sht, ru¬-ma¬nisht, bosh¬nja¬kisht, kinezisht e gju¬hë të tjera, është fitues i disa çmi¬me¬ve për po¬¬ezi, i Çmimit Hivzi Sulejmani të Li¬dh¬jes së Shk-rimtarëve të Kosovës, për roma¬nin Shtatë ditë pas vdekjes, fitues i Çmimit Ymer Elshani të Kar¬vanit Poetik Agim Deva për roma¬nin trevë¬lli¬mësh për fëmijë Çama¬rro¬kët, laureat i Çmimit Vehbi Kikaj për roma¬nin shtatëvëllimësh Ecejaket e Hero Lin¬dit (ro¬man i vetëm shtatë¬vë¬lli¬mësh në le¬tër¬sinë shqipe), të cilin në 10-vjetorin e Pa¬va-rësisë së Kosovës ia ndau Ministria për Kulturë e Sport e Kosovës, duke e çmuar si ve¬prën më të mirë të vitit për fëmijë. Po për këtë roman, Sho¬¬¬qata e Shkri¬mtarëve “Feniks” e Pre¬shevës, Buja¬no¬cit e Medvegjës e shpa¬lli PER¬SO¬NA¬LITET TË VITIT. Më 2015, komuna e Fushë – Koso¬vës, në të cilin je¬ton, e shpalli QYTETAR NDERI, kurse Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës, sivjet ia dha ÇMIMIN E KARIERËS.
Po më 2015, në 50-vje¬torin e krijimta¬risë letrare, presidenti i Shqipë¬ri¬së, z. Bujar Nishani, për kontribut ar¬si¬mor, let¬rar, publicistik e kom¬bëtar, e de¬ko¬roi me Titullin NAIM FRA-SHËRI. Ndër¬kaq, me rastin e 11-vjetorit të shpalljes së Pa¬¬va-rësisë së Ko¬sovës, presi¬denti i Re¬pu¬b¬likës së Kosovës z. Ha¬sh¬im Thaçi, ia ndau dekoratën MEDALJA PRE¬SI¬DENCIALE PËR ME¬RI¬TA NË FU¬¬SHËN E LETËR¬SISË.
 
 
SKICË PËR (AUTO)PORTRET
 
atyre që s’më njohin
mund t’u them pa qime n’gjuhë
jam një idealist pragmatik
i (pa)përmirësueshëm
moralist i pakompromis
humanist e diktator i rremë
i krishterë e islamist i pafe
njëherësh besnik i pabesë
naiv i ditur e dinak i paditur
rebel i dresuar mrekullisht
 
atlet i pakëmbë boksier i paduar
shenjëtar i verbër e çka jo tjetër
 
ditën numëroj yjet
natën ngrohem në diell
digjem në ujë e mbytem mbi ujë
verës ngrij nga acari dimrit
dimrit djersij e kallem nga vapë e verës
 
udhëtoj nga vetja
n’drejtim të kundërt
vdes në çdo çast
e rroj përjetësisht
 
 
 
NË STACIONIN HEKURUDHOR
(Imazh i vitit 1999)
 
ka ditë e ditë
në stacionin hekurudhor
të fk-së
munguakan trenat
nuk u dëgjuaka
trokëllimë e rrotave të hekurta
binarëve të ndryshkur
nuk u dëgjuaka as zhurmërimë
e atyre që ikën
me trenat e fundit
thirravajet
lotët e ndarjes
e shamitë e përshëndetjeve
mbetën imazh trishtues
i kohës makabër
që s’duhet harruar kurrë
pranë shinave
vetëm njolla vaji
e pellgje gjaku t’tharë
copëgurëve t’përgjakur
zemrave t’gurëzuara
lotpikëllimesh larë
mund të numërohen pragjet
dhe hapat një nga një
duke shkelur shkujdesshëm mbi to
zoti im nuk di kë erdha ta pres
këtu në të boshatisurin
stacion hekurudhor të fk-së
erdha ndoshta
sa për t’i përkujtuar trenat
vagonët përplot njerëz
me çanta me thasë
me foshnje ngrykë
e fëmijë për dore
por këtu
në këtë stacionin hekurudhor
kaherë qenka ndalur ora medet
 
 
 
NOSTALGJI
 
gjithçka dukej qetë
në oborrin tonë të dikurshëm
qeni pushonte
para dyerve të hyrjes
kotej në rreze dielli
si ndonjë plak i shtyrë në moshë
maçoku mbi kulm shtëpie
matej të kërcente në murin e fqinjit
gjyshja e lodhur pushonte
në krevatin e vjetër të kuzhinës
kurse gjyshi lexonte gazetë
nën hijen e arrës
që ndodhej në fund të oborrit
babai punonte kopshtin me shat
e nëna ujiste lulet që erëmonin
pranë pusit gati të shterur
afër shtegut të kalldrëmtë
sëpata e ngulur n’cung
sikur i kalonte pushimet verore
vetëm unë i vogli
kërkoja diçka të humbur në kohë
diçka që nuk do të kthehej
asnjëherë
ende nuk i kisha mbushur
as të shtatat për të vijuar
klasën e parë të fillores
 
 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s