Natasha XHELILI (Albania) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

 
Natasha XHELILI (Albania)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
Ka përfunduar studimet në universitetin “Eqerem Cabej” Gjirokastër në degën gjuhë dhe letërsi shqipe. Poezitë e para i ka shkruar që në moshën 10-vjecare, po ciklin e parë me poezi e ka botuar në vitin 2000. Shkruan prozë, poezi dhe shfaq mendimin e saj kritik për dukuri dhe drejtime letrare të kohës në shtypin letrar periodik si dhe në media të ndryshme online. Bashkëpunon në botimin e revistës për fëmijë “Ylberi plus” në Maqedoni.
Është pjesëmarrëse në disa antologji poetike me poezi. Ka botuar poezi në anglisht, italisht dhe maqedonisht. Ka fituar Cmimin e Parë për tregimin e shkurtër në Tetovë, Maqedoni
Ka botuar vëllimet me poezi “Mali sheh ëndërr”, “Lotët e zjarrit”. Vëllimin me tregime : “Perdja e mbrëmjes”, Vëllimin me tregime për fëmijë “Ninullat e hënës” dhe librin me vështrime letrare “Gjurmëve të fjalës”.
 
 
SI NË PËRRALLË
 
Petalet e fjalëve si dëborë prilli
I mbuluan zërat e heshtur të udhëve
Si me magji u bë i dukshëm filli
Qē u dha flaķë të ethshme buzëve.
 
Ti erdhe nga ëndrrat si një princ i kaltër
Në përralla ishim dashuruar njëherë
Pëllëmbët e duarve i bëmë katër
Dhe rendnim pa turp si Adam e Evë.
 
Ti kërkon i etur një krua të freskët
Që tokën e djegur ta shuash gjithë afsh
Nga dunat e vogla me një frikë të mekët
Derdhesh drejt luginës dhe gjen një oaz.
 
Parajsa të thërret: hap portat një nga një
Dhe etja fytin ta than gjer në fund
Unë si Evë e marrë botën bëj asgjë
Që ti të shuash etjen, veten bëj gjithkund.
 
Të nginj me tri pika, ti bëhesh si erërat
Parajsën e zbuluar tē ftoj ta eksplorosh
Kur në gjoksin tënd më shemben humnerat
Kufijtë e përrallës kërkon të zgjerosh.
 
 
 
VAJZA E DËBORËS
 
Me flokë dëbore
t’i spërkita qerpikët
fjalët,
ëndrrat.
 
Të vura diej në sy.
 
Prej hapësirës
ngrohtësinë e rrëmbeva;
kurmi yt i bardhë
në vallëzim më ftoi.
 
Atje, në mes të Sheshit
me valsin e erës
që ngarendte për ta mbajtur fustanin
si të një dame
 
U ngurosa para teje
 
Beli yt dridhej në prekjen e bardhë të dorës sime
Ritmi më mban në drejtqëndrim
Nata e qelqtë buzët e tua m’i zgjat.
Ato përflaken ende pa i prekur
Vishem me bardhësinë e qytetit
Nën vështrimin e mijëra yjeve
që më grishin në festën e madhe
 
Magjistarët e kohërave i thërras,
të gjithë,
bëj fli dhe jetën time
të vesh bukurinë e Helenës
e guximin e Athinasë
dhe vendos në sfond muzikën e shpirtit tim
 
Belholla ime
hapin tënd pres.
 
 
 
ZEMËR E GËZIMIT
 
Ti, moj zemër e gëzimit,
Që jeton prej mijëra vjetësh
Nxirrmë nga kurthi i trishtimit
Të kuptoj se ç’ është jeta.
 
Hajde, nxirrmë nga kjo botë
Ku vajtoj këngët me ligje
Ku ka errësirë e lotë
I them nënës pse më linde?
 
Nëse trembesh ti prej hovit
Që s’e njoh e që s’ më njeh
Dua vetëm ca shkëndija
Me eshkë e strall ti nxeh.
 
Pastaj nëm ca rreze drite
Të shoh botën që s’më sheh
Të largoj mjerim e hije
Të largoj mjegull e re.
 
Të gjej rrugën për tek ti
Atë rrugë që mban të fshehur
Të heq zi e zymtësi
Të kaloj shtegun e dehur.
 
 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s