Agim BARJAMI (Albania) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

 
Agim BARJAMI (Albania)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
Agim Bajrami ka lindur ne fshatin Valas, Cërrik me 1959 nga nje familje me origjine çame. Ka ndjekur studimet ne universitetin “Aleksander Xhuvani” Elbasan, për Gjuhë letërsi shqip.
Është autor i 8 librave me poezi për të rritur, 3 librave me poezi dhe poema për fëmijë, 2 librave me fibula dhe 2 librave me gjëegjëza. Është pjesëmarrës në mbi 30 antologji poetike. Është fitues i mbi 50 cmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, ndër të cilat mund të përmenden;
– Çmimi i parë në konkursin e festivalit poetik kushtuar 100 vjetorit të poetit të madh kombëtar Naim Frashëri (Lushnjë). – Çmimi i parë në konkursin Flaka e janarit (Kosovë) – Çmimi i parë në festivalin ndërkombëtar Ars poetica Tetove, Maqedoni e Veriut.
– Çmimin Mirënjohja e qytetig Durrës akorduar nga Këshilli Bashkiak për kontribute letrare dhe qytetare. Çmimin e veçantë letrar nga Akademia Indiane e Letrave.
 
 
SARANDËS, NJË BUGENVILL DASHURIE
 
Një det që flet me gjuhë valësh
Një mal që sytë i tret mbi re
Unë ty të desha sa të pashë
Ti mua më deshe sa më pe.
 
Prandaj tek unë drithërimat shtohen
Dhe pulsi rreh më me rrëmbim
Kjo ndodh me ata që dashurohen
Dhe nxitojnë hapat në takim.
 
Çdo derë tek ty, më ngjan si zemër
Ngado që shkoj, një mik më pret
Këtu çdo sirenë të flet në emër
Pastaj të fton të hysh në det.
 
Gjithçka prej dielli dhe prej valësh
Enigmë prej uji që të josh
Mjafton një herë pranë tij të ndalësh
Dhe nuk të behet më të shkosh
 
Shenjtorët që mbi kokë të rrinë
Nuk janë të vdekur, më besoni
Ata ç’do natë lënë manastirin
Të pijnë një kafe tek “Limjoni”.
 
 
Të gjitha flladet janē të kaltēr
Kjo varkë; këto valë, si zambak
Unë jam bërë mik me një prej tyre
Dhe tash e ndjej, vëlla me gjak.
 
Një det që flet me gjuhē valësh
Një mal që këmbët shtrin në det
Qytet prej sysh të bukur vajzash
Dhe dashuri sa mijra vjet!
 
 
PA TY
 
Sa e vështirë të presësh mbrëmjen pa ty.
Sa e vështirë
Ku s’të pihet asgjë dhe sërish nis e pi
Kafen hidhësirë.
 
Kur përballē dy të dehur drejt teje vështrojnë
Me shikim inatçor
Ti nisesh të ikësh, por këmbët s’pranojnë
Të mbajnë me zor.
 
Sa e bezdisshme, të rrish këtu me një tjetér
Që s’ngjason me ty fare
Ku cdo fjalë e saj të gërvisht si me kthetër
Dhe të bën për cigare.
 
Dhe ndërkohë si pa ndjerë, ca djerse
të ftohta të ulen tek balli
Vetmia zakonisht i ka këto simpotoma
Dhe aq me shumë malli.
 
Sa gri dhe e dimërt, kjo ditë ku ti s’je
Dhe sa mugetirë
Nga qiejt e botës si zjarr një diell nxeh
Por globi ka ngrirë. Sa e vēshtirē!
 
 
 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s